11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Tragjedia në Lisbonë: 16 viktima dhe 20 të plagosur nga dalja e tramvajit “Gloria” nga binarët – Kablloja e këputur, shkaku i aksidentit fatal

Lisbonë – Kryeqyteti portugez është përfshirë nga zia pas një tragjedie të rëndë që ndodhi mëngjesin e 3 shtatorit, kur tramvaji i verdhë “Gloria”, një ndër simbolët historikë të transportit publik në Lisbonë, doli nga binarët dhe u përplas me një ndërtesë, duke lënë pas 16 të vdekur dhe 20 të plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike.

Sipas Zyrës Kombëtare për Transport, hetimet paraprake kanë zbuluar se shkaku i aksidentit ka qenë këputja e kabllos që lidhte dy vagonët e tramvajit. “Pas ekzaminimeve të kryera në vendin e ngjarjes, u konstatua se kablloja që lidhte dy vagonët ishte e prishur, ndërsa pjesa tjetër e mekanizmit ishte funksionale”, – thuhet në deklaratën zyrtare.

Frenat emergjentë nuk e shpëtuan tragjedinë

Hetuesit kanë bërë të ditur se frenuesi i tramvajit ka tentuar të përdorë frenat emergjentë, por pa sukses. Tramvaji, i cili ka një kapacitet prej vetëm 40 pasagjerësh, po udhëtonte me një shpejtësi rreth 60 km/h në momentin e aksidentit. Mendohet se mjeti ka qenë i mbingarkuar, çka mund të ketë rënduar pasojat fatale.

Pamjet e publikuara nga mediat portugeze tregojnë skena dramatike me pasagjerë të bllokuar në rrënoja, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë punuar për orë të tëra për nxjerrjen e tyre.

Viktimat dhe të plagosurit

Policia ka konfirmuar se mes 16 viktimave ka shtetas vendas dhe turistë:
• 5 portugezë
• 3 britanikë
• 2 koreanojugorë
• 2 kanadezë
• 1 amerikan
• 1 ukrainas
• 1 zviceran
• 1 francez

20 persona të tjerë janë plagosur, shumica me fraktura të rënda dhe dëmtime të brendshme. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se gjashtë prej tyre janë në gjendje kritike.

Një simbol 140-vjeçar i Lisbonës

Tramvaji “Gloria” ka një histori 140-vjeçare dhe është një ndër atraksionet më të frekuentuara nga turistët. Ai lidh zonat e pjerrëta të Lisbonës me qendrën e qytetit dhe konsiderohet një simbol kulturor.

Pas aksidentit, autoritetet portugeze kanë pezulluar përkohësisht shërbimin e tramvajeve historike, ndërsa po kryhen kontrolle të hollësishme në të gjitha mjetet për të garantuar sigurinë.

Reagimi i qeverisë

Kryeministri Luís Montenegro e ka cilësuar aksidentin si një nga “tragjeditë më të mëdha të Portugalisë në vitet e fundit” dhe ka shpallur tre ditë zie kombëtare.

“Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe me ata që po luftojnë për jetën. Është e papranueshme që një simbol kombëtar të kthehet në shkak tragjedie. Do të ketë një hetim të plotë dhe përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi”,
– tha kryeministri gjatë një deklarate për mediat.

Tragjedia e Lisbonës ka ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë e infrastrukturës së transportit publik dhe mirëmbajtjen e mjeteve historike. Ndërkohë, qyteti po përgatitet për një ceremoni kombëtare për nder të viktimave, teksa hetimet pritet të zbulojnë detaje të reja mbi shkaqet e aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...