14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Tragjedia në lumin Shkumbin – Dy fëmijë mbyten teksa laheshin, dëshmon i afërmi: “Njërin e mbante polici, tjetrin punëtori i hidrocentralit”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme zonën pranë lumit Shkumbin, ku dy fëmijë të mitur, vetëm 7 dhe 9 vjeç, humbën jetën tragjikisht pasi u mbytën në ujërat e lumit teksa po laheshin. Ngjarja ka lënë të shokuar komunitetin lokal dhe familjet e viktimave.

Një i afërm i familjes ka rrëfyer momentet e para të ndihmës dhe tronditjen e përjetuar, duke pohuar se një prej fëmijëve u nxor nga një punëtor i hidrocentralit, ndërsa fëmija tjetër nga një efektiv policie. Të dy ishin në gjendje të pajetë në momentin që u gjetën.

“Isha në punë kur pashë policinë që vinte me vrap. Një zotëri që punon te hidrocentrali mbante një nga fëmijët në krah. Pashë nënën që përplasej, e shkatërruar… të atin nuk e di ku shkoi. Janë të afërmit e mi, u nisa edhe unë me vrap,” – tregon i afërmi.

Fëmijët ishin bashkë me nënën, duke ndihmuar në kullotjen e bagëtive, një rutinë e zakonshme për familjen që merret me blegtori. Por një moment pushimi në ujë u kthye në tragjedi, pasi ata u futën për t’u larë në një pjesë të thellë të lumit, ku sipas dëshmive, ka një gropë të krijuar nga ndërhyrjet për ndërtimin e një prite.

“Aty ku është bërë gropa e madhe, i gjeti roja i hidrocentralit. Njërin fëmijë e kishte polici në krah, ja mora, i bëra frymëmarrje artificiale, por nuk pati asnjë reagim. Vinin çdo ditë aty te puna ime, mbushnin ujë, rrinin kur ishte vapë,” – shton dëshmitari.

Prindërit e dy fëmijëve ndodhen në gjendje të rëndë psikologjike. Familja jetonte nga blegtoria, ku fëmijët ndihmonin çdo ditë në mbajtjen e bagëtive. Tragjedia ka prekur thellë komunitetin dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë përgjatë shtratit të lumit, veçanërisht në zonat ku mungojnë tabelat paralajmëruese apo mbrojtëse.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të dokumentuar rrethanat dhe për të përcaktuar nëse ka pasur neglizhencë nga strukturat përgjegjëse për sigurinë në këtë zonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...