5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Tragjedia në Rripin e Gazës: Një person i Frontit Demokratik humbet jetën pas sulmeve izraelite

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raporton se një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën në një bombardim izraelit që goditi pjesën jugore të qytetit të Rafahut, në Rripin jugor të gazës mbrëmjen e djeshme. Wafa raporton edhe për të plagosur në kampin e refugjatëve Bureij, në qendër të enklavës palestineze.

Ndërkohë sulmet izraelite vijojnë edhe në pjesën veriore të Rripit të Gazës, konkretisht në kampin e refugjatëve Jabalia, ku sipas ushtrisë izraelite po goditen ‘objektivat terroriste të Hamasit’. Burimet palestineze raportojnë për dëme në dhjetëra ndërtesa. Konflikti me Hamasin me sa duket është rindezur, ku IDF ka ftuar civilët të lëvizin drejt qytetit të Gazës.

Sipas raportimeve të mediave arabe, një anëtar i grupit paraushtarak Fronti Demokratik për Çlirimin e Palestinës (DFLP), u vra në një sulm ajror izraelit në qytetin e Gazës. Viktima besohet të jetë Talal Abu Zarifa, anëtar i zyrës politike të organizatës marksiste-leniniste.

Aktualisht, mëngjesin e sotëm raportohen sirena alarmi që po bien në komunitetet izraelite rreth Rripit të Gazës, veçanërisht në Kibbutzim Mefalsim dhe Nativ HaAsara. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i ushtrisë izraelite.

Numri i të vdekurve në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është të paktën 35,034, ndërsa të plagosur janë 78,755, sipas të dhënave nga Ministria lokale e Shëndetësisë e menaxhuar nga lëvizja islamike Hamas.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...