34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kryeministri Rama ndan një “videokartolinë kuqezi” nga Athina

Një ditë pas takimit me emigrantët në Athinë, kryeministri Edi Rama ka ndarë një video me momentet më të bukura. Në sallën e mbushur plot me emigrantë, Rama ka zgjedhur disa prej momenteve teksa zbret nga avioni, fjalimet në sallë apo takimet me emigrantët ndërsa me ta shkrep edhe disa foto.

Krahas videos, kreu i qeverisë shkruan “videokartolinë kuqezi nga Athina”, ndërsa për të shoqëruar videon ka zgjedhur këngën e Vaçe Zelës ‘Po ku ka si ti o Shqipëria ime’.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë videokartolinë kuqezi nga Athina, ju uroj një javë sa më të mbarë”, shkruan Rama.

Kryeministri Rama zhvilloi dje, 12 maj, një takim me emigrantët në Athinë, takim që shënoi edhe nisjen e turit me diasporën. Një fjalim më shumë se një orë, Rama i bëri një skaner marrëdhënieve shqiptaro-greke për të cilat tha se janë mijëvjeçare, teksa akuzoi politikën se ka futur përçarje mes dy popujve kaq shumë të lidhur.

Rama foli për heqjen e ligjit të luftës nga pala greke, ndërsa dha lajme të mira si për pensionet, lejet e qëndrimet dhe bashkëpunimin ekonomik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...