11.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Tragjedia në Shkodër: Dy fëmijët u helmuan nga substanca kundër minjve

 

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi ngjarjen tragjike në fshatin Mjedë, Shkodër, ku një 3-vjeçar humbi jetën, ndërsa motra e tij 7-vjeçare ndodhet ende në gjendje kritike.

Shkaku i helmimit: Përdorimi i një substance toksike

Burime nga hetimet bëjnë me dije se dy fëmijët janë intoksikuar nga helmi i minjve. Prindërit kishin kryer spërkatjen e një magazine me këtë substancë toksike, ndërsa kishin me vete edhe fëmijët.

Mendohet se ata mund të kenë thithur ose kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me helmin, çka shkaktoi simptoma të rënda që çuan në pasoja fatale për vogëlushin 3-vjeçar dhe rrezikojnë jetën e motrës së tij.

Hetimet vijojnë

Autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar sasinë dhe llojin e saktë të substancës që ka shkaktuar helmimin. Ekspertët po analizojnë edhe mundësinë e mosrespektimit të masave të sigurisë gjatë përdorimit të këtij kimikati.

Ndërkohë, motra e të ndjerit po trajtohet në Pediatrinë e Tiranës, ku mjekët po bëjnë përpjekje maksimale për ta shpëtuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Plumbat ta morën jetën…” – Elijona prek me mesazhin për xhaxhain e ndjerë

0
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka ndarë një mesazh tejet të ndjerë në rrjetet sociale, duke kujtuar xhaxhain e saj që humbi...

Vritet në atentat futbollisti 21-vjeçar në Stamboll, mendohet të jetë përfshirë me ish...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stamboll, ku futbollisti i ri Kubilay Kaan Kundakci ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri. Sipas raportimeve,...

“U manipulova dhe u mashtrova” – Mette-Marit reagon për lidhjen me Jeffrey Epstein

0
Princesha e Norvegjisë, Mette-Marit, ka shprehur publikisht pendesën e saj për miqësinë e dikurshme me financierin amerikan Jeffrey Epstein, duke deklaruar se ishte manipuluar...

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...