14.5 C
Tiranë
Monday, December 8, 2025
spot_img

Transportoi lëndë piroteknike me furgonin e tifozëve, me qëllim për ti futur në stadium, proçedohet penalisht një person

Një person është proceduar penalisht mbrëmjen e djeshme nga Policia e Tiranës, pasi transportoi lëndë piroteknike me furgonin e tifozëve, me qëllim për t’i futur në stadium, gjatë ndeshjes Partizani-Kukësi.

Ditën e djeshme, gjatë kontrolleve të ushtruara për mbarëvajten e ndeshjes, ky shtetas, është konstatuar duke transportuar tifozët e Kukësit, me një automjet tip furgon, gjatë kontrollit të të cilit u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë piroteknike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Transportoi lëndë piroteknike (kapsolla plasëse), me furgonin e tifozëve, me qëllim për ti futur në stadium, gjatë ndeshjes Partizani-Kukësi, procedohet penalisht drejtuesi i automjetit.

Sekuestrohet një sasi me kapsolla plasëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., banues në Tiranë.

Ditën e djeshme, gjatë kontrolleve të ushtruara për mbarëvajten e ndeshjes Partizani-Kukësi, ky shtetas, është konstatuar duke transportuar tifozët e Kukësit, me një automjet tip furgon, gjatë kontrollit të të cilit u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë piroteknike (kapsolla plasëse).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ivanka Trump lexon për Shqipërinë: Tre libra që po e njohin me historinë dhe...

0
Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale tre libra që fokusohen tek Shqipëria dhe shqiptarët, duke...

Trump: “Pak i zhgënjyer” nga Zelensky për planin e paqes me Rusinë

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të premten se ndihet “disi i zhgënjyer” nga homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky, pasi ky i fundit...

Kaos në Kretë: Fermerët grekë bllokojnë aeroportin dhe përplasen me policinë

0
Protestat e fermerëve në Greqi janë përshkallëzuar ndjeshëm, duke përfshirë tashmë edhe ishullin e Kretës. Sot, aeroporti “Nikos Kazantzakis” në Heraklion është bllokuar plotësisht,...

Tragjedi në Trentino: 64-vjeçarja humb jetën nga zjarri në apartamentin e saj

0
Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme komunitetin e Sover në Trentino, ku një grua 64-vjeçare humbi jetën pasi u asfiksua nga tymi...

Malaj: “Bonusi për pensionistët përfundon, por pensionet mesatare do të rriten deri në 400...

0
Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë një interviste në emisionin “E-ZONE”, sqaroi se politika e ndjekur deri më tani me bonuse për pensionistët po...