4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Tre deputetët që u tërhoqën nga gara e PS para mbledhjes së Kryesisë

Para mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, tre deputetë kanë vendosur të tërhiqen nga gara për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Burime nga PS bëjnë me dije se Nasip Naço në Berat, Klevis Xhoxhi në Elbasan dhe Laert Duraj në Gjirokastër nuk do të jenë pjesë e listave për këtë proces zgjedhor.

Tërheqja e tyre vjen pak orë para se Kryesia e PS të mblidhet për të finalizuar dhe zyrtarizuar listën e kandidatëve për të gjitha qarqet. Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga këta deputetë mbi arsyet e largimit të tyre nga gara.

Ky zhvillim ndodh në një kohë kur PS ka bërë ndryshime të rëndësishme në përbërjen e listave, duke kombinuar figura të njohura me emra të rinj për të përfaqësuar partinë në zgjedhjet e ardhshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shqipëria dhe Mali i Zi në prag të anëtarësimit ekonomik në BE brenda tre...

0
Shqipëria dhe Mali i Zi po pozicionohen si liderët e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Europian, me një perspektivë reale për anëtarësim, por...

Helikopteri rrëzohet pranë aeroportit të Beneventos: 1 viktimë dhe 1 i plagosur

0
Një helikopter është rrëzuar në lagjen Olivola, pranë aeroportit të Beneventos në Itali, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e pilotit. Viktima...

Stuhi rekord në SHBA: 42 të vdekur dhe 200 milionë të prekur nga moti...

0
Një stuhi e fortë ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar deri tani 42 viktima dhe duke prekur rreth 200 milionë banorë. Të vdekurit...

Miratohen pas 18 orësh seancë maratonë ndryshimet në Kodin Penal, opozita voton kundër

0
Pas një seance maratonë që zgjati rreth 18 orë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në Kodin Penal. Amendamentet u votuan me 85 vota pro...

Studim amerikan: Lufta në Ukrainë ka shkaktuar gati 2 milionë viktima ushtarake mes Rusisë...

0
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka sjellë pasoja shkatërruese në aspektin njerëzor, me gati dy milionë viktima ushtarake të regjistruara deri më tani, sipas...