Tri gratë izraelite, Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrecher, janë dorëzuar nga Hamas nëpërmjet Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit. Këto gra ishin kapur nga Hamas më 7 tetor 2023 dhe kishin kaluar më shumë se 500 ditë në robëri.
Pamjet televizive treguan momentin kur gratë zbritën nga një makinë në Gaza, të shoqëruara nga luftëtarë të armatosur. Tri gratë do të kalojnë në një strukturë ushtarake izraelite në afërsi të kufirit të Gazës për një ekzaminim të parë. Pas kësaj, ato do të transportohen në një spital në Tel Aviv, ku do të takojnë familjet e tyre.
Kjo është faza e parë e marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamas, e cila parashikon lirimin e 33 pengjeve izraelitë nga Gaza në këmbim të 1904 të burgosurve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite. Për më tepër, ushtria izraelite do të tërhiqet nga disa zona me popullsi të dendur në Rripin e Gazës, si pjesë e marrëveshjes.






