10.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Tre persona arrestoen në Durrës, shisnin lëndë narkotike në zonën e plazhit

Durrës,Arrestohen 3 persona, në pranga kanë rënë shtetasit Endri Mezhika, Renato Leci dhe Elvis Leci, këta dy të fundit kushërinj me njëri-tjetrin.

Bëhet me dije se 3 të rinjtë bashkëpunonin në grup për të shitur lëndën narkotike.

Njoftim i policisë:

Finalizohet pas një muaj hetimesh me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Periudha”, për goditjen e një rasti të shitjes në doza, të drogave të forta.

Vepronin si grup për të shitur doza të lëndës narkotike kokainë, në zonën e plazhit, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen një sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza, një peshore elektronike dhe 3 celularë.

Në kuadër të intensifikimit të kontrolleve dhe aksioneve të Policisë në zonën bregdetare të qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe si rezultat i një hetimi njëmujor me metoda proaktive, të iniciuar nga Policia e Durrësit dhe të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor antidrogë i koduar “Periudha”.

Në bazë të provave të siguruara, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të kësaj drejtorie, kapën dhe vunë në pranga shtetasit R. L., 21 vjeç dhe E. L., 19 vjeç (kushërinj), të dy banues në Arapaj, Durrës, si dhe shtetasin E. M., 22 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 3 shtetas vepronin në formën e një grupi, me qëllim sigurimin dhe shitjen në doza, të lëndës narkotike kokainë, në zonën e plazhit të Durrësit. Gjatë kontrolleve, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, një peshore elektronike dhe 3 celularë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...