8.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Tre persona në kërkim nga Policia e Vlorës për kundërshtim të forcave të policisë

Një shqiptar, një maroken dhe një italian, të tre banues në Itali, janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës ditën e sotme. Ata akuzohen se kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës. Incidenti ndodhi gjatë kontrolleve të ndërmarra nga policia për të goditur rastet e shitjes së lëndëve narkotike në zonën e quajtur “Plazhi i Delisufit” në Vlorë.

Personat e shpallur në kërkim janë identifikuar si I. D., shtetas shqiptar; M. B., shtetas maroken; dhe M. M., të gjithë banues në Itali. Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Vlorë, po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast, si dhe për kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim.

Hetimet janë ende në vazhdim për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit dhe për të gjetur personat e përfshirë. Policia ka bërë thirrje për bashkëpunim nga ana e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në kapjen e të kërkuarve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Plumbat ta morën jetën…” – Elijona prek me mesazhin për xhaxhain e ndjerë

0
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka ndarë një mesazh tejet të ndjerë në rrjetet sociale, duke kujtuar xhaxhain e saj që humbi...

Vritet në atentat futbollisti 21-vjeçar në Stamboll, mendohet të jetë përfshirë me ish...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stamboll, ku futbollisti i ri Kubilay Kaan Kundakci ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri. Sipas raportimeve,...

“U manipulova dhe u mashtrova” – Mette-Marit reagon për lidhjen me Jeffrey Epstein

0
Princesha e Norvegjisë, Mette-Marit, ka shprehur publikisht pendesën e saj për miqësinë e dikurshme me financierin amerikan Jeffrey Epstein, duke deklaruar se ishte manipuluar...

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...