14.5 C
Tiranë
Sunday, March 29, 2026
spot_img

Tre policë në gjendje të rëndë pas protestës me molotovë, Drejtori i Rendit: Policia tregoi shumë durim

Tiranë – Tre nga 16 efektivët e lënduar gjatë protestës së dhunshme të Partisë Demokratike më 10 shkurt ndodhen në gjendje të rëndë në spital, pas djegieve të shkaktuara nga molotovët e hedhur nga protestuesit.

Drejtori i Rendit Publik, Agron Çeli, deklaroi se efektet e këtyre lëndëve djegëse janë të rrezikshme dhe të pakontrollueshme: “Flaka është e menjëhershme dhe e pakontrollueshme, sjell pasoja të rënda për efektivët e ekspozuar,” tha ai.

Molotovët përmbajnë lëndë djegëse si benzina dhe shuarja e flakëve është e vështirë edhe për zjarrfikësit. Përdorimi i tyre përbën vepër penale, me dënime që variojnë nga 1 deri në 10 vite burg, në varësi të pasojave.

“Policia e shtetit ka ndërhyrë sipas procedurave standarde. Fillimisht ka bërë thirrje që në momentin e parë që tubuesit kanë përdorur jo vetëm shtyrjen, por kanë hedhur molotovë. Është dhënë urdhri për të komunikuar me tubuesit për të ndaluar hedhjen e mjeteve djegëse. Pasi nuk është bërë kjo, është përdorur ujëhedhësi.
Te kryeministria nuk është përdorur gaz lotsjellës. Tubuesit u shpërndanë, shkuan para Kuvendit. Atje me përshkallëzimin e konfliktit, pas 30 minutash kanë marrë furnizimin tjetër me lëndë djegëse dhe i kanë përdorur, i kanë hedhur kundër policëve. Policia e shtetit ka treguar durim dhe sipas procedurave, ka përdorur të gjitha mjetet për shpërndarjen e tubuesve sepse është rrezikuar seriozisht jeta e tyre”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 29 Mars 2026

0
♈ Dashi Ditë e favorshme për të planifikuar dhe për të nisur projekte të reja. Kujdes me vendimet impulsive në marrëdhënie. ♉ Demi Kërkohet qetësi dhe durim....

Parashikimi I motit, e Diel, 29 Mars 2026

0
Më 29 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm, me kushte tipike pranverore dhe kthjellime të shpeshta në pjesën më të madhe...

Rama: “Po përgatitemi për zgjedhjet e 2027, organizimi është a-ja, pagat dhe pensionet rriten...

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke theksuar rëndësinë e organizimit të brendshëm dhe...

Rama në Asamblenë e PS: “Pensionet do të dyfishohen çdo vit, pagat rriten, shteti...

0
Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë nr.2 këtë të shtunë, u ndal te çështjet ekonomike dhe sociale që prekin jetën...

“Mbylle gojën ose të nxjerr vetë jashtë” – Elisa Spiropali, sherri që tronditi mbledhjen...

0
Pas një viti në dy nga postet më të rëndësishme të shtetit – 6 muaj si kryetare e Kuvendit dhe 5 muaj ministre e...