19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Tre shtetas shqiptarë dënohen për kultivim kanabisi në Angli,u gjetën brenda “shtëpisë së barit”

Tre shtetas shqiptarë janë dënuar për kultivim kanabisi në Angli.

22-vjeçari Anjelos Selamaj, 29-vjeçari Alban Topi dhe 29-vjeçari Engjell Osmanaj kishin ndërtuar një fabrikë kanabisi në godinën ku nodhej një bankë që nuk funskiononte më në Natëest në Bodmin ‘s Fore Street.

Bimët që u gjetën aty kapnin në treg vlerën e 700 mijë paundësh. Tre të rinjtë u shpallën fajtorë nga gjykata e Truro Crown. Osmanaj u dënua me 40 muaj heqje lirie, Selamaj 20 muaj, ndërsa Topi 16 muaj.

Gjatë aksionit në janar të këtij viti, policia theu dyert e blinduara për të hyrë në ndërtesën katër katëshe ku ishin mbjellë bimët e kanabisit, ndërsa autorët u kapën gjatë përpjekjeve për t’u arratisur.

Godina me mekanizma që kishin potencial të lartë prodhimi, u cilësua rrezik për shëndetin në zonë. Brenda saj u gjetën mbi 850 bimë, me vlerë 731 mijë stërlina.

Në makinën e Osmanajt u gjetën mjete që përdoreshin për rritjen e lëndëve narkotike. Topi dhe Selemaj kujdeseshin për bimët, ndërsa Osmanaj kishte rol më kryesor në këtë biznes të jashtëligjshëm, sipas gjykatësit. Avokati i këtij të fundit, tha në seancë dhe Osmanaj nuk ka asnjë precedent penal në Shqipëri dhe këtë punë e bënte vetëm për t’i dërguar para prindërve dhe motrës së tij në atdhe.

Ndërsa avokati i dy të rinjve të tjerë është shprehur se ata “erdhën në Angli për një jetë më të mirë dhe përfunduan në burg. Topi konsiderohet si viktimë e skllavërisë moderne dhe të dy e kanë përdorur kohën e tyre në burg për të përmirësuar veten. Ata kanë punuar në mjedisin e burgut dhe kanë mësuar anglisht. Selamaj ka treguar se dëshiron të kthehet në Shqipëri kur të lirohet”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...