7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Tregu i punës ende i brishtë, overdraftet e individëve ngelen poshtë nivelit të para pandemisë

Përdorimi i paradhënieve bankare ose overdrafteve nga individët ende nuk po arrin nivelet e periudhës para pandemisë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në mesin e këtij viti vlera totale e overdrafteve të përdorura nga individët kishte vlerën e 7.43 miliardë lekëve, me një rritje modeste me 0.8% krahasuar me një vit më parë. Krahasuar me muajin shkurt 2020, para nisjes së pandemisë, vlera e overdrafteve është në rënie me rreth 5.6%.

Paradhënia bankare për individët është zakonisht një produkt i lidhur me llogaritë e pagamarrësve, me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore. Rënia e overdrafteve pas shpërthimit të pandemisë mund të interpretohet si pasojë e keqësimit të treguesve të punësimit dhe uljes së shpenzimeve konsumatore.

Pjesërisht, një tendencë e ngjashme po vërehet edhe në segmentin e kredisë konsumatore që jepet për mallra jo të qëndrueshme. Në mesin e këtij viti, vlera e këtij portofoli arriti në 31.7 miliardë lekë, me një rritje të vogël prej 1.3% krahasuar me muajin shkurt 2020. Rritja e kredisë konsumatore ka ardhur pothuajse e gjitha në segmentin e mallrave të qëndrueshëm, të lidhur me investimin në automjete, pajisje elektrike, elektronike, etj. Këta janë tregues të tërthortë të faktit se rimëkëmbja e konsumit në ekonomi ngelet ende e pjesshme.

Megjithëse Prodhimi i Brendshëm Bruto këtë vit i është kthyer rritjes, ndikimin më të madhe ka dhënë rritja e investimeve, ndërsa rritja e konsumit duket ende e zbehtë. Sipas Instat, për tremujorin I 2020, formimi bruto i kapitalit fiks u rrit me mbi 21%, ndërsa konsumi final i popullatës me vetëm 1.5%.

Në analizën e fundit të muajit gusht, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë konstatonte se pavarësisht përmirësimit të ekonomisë reale, tregu i punës ka shfaqur një ecuri të plogësht në tremujorin e parë. Niveli i punësimit vijon të mbetet poshtë atij të regjistruar përpara pandemisë, norma e papunësisë në tremujorin e parë u rrit në 11.9%, ndërsa presionet e tregut për rritjen e pagave janë ende të zbehta. Bazuar në ecurinë historike, Banka e Shqipërisë gjykon se rritja e qëndrueshme e punësimit dhe e pagave do të ndjekë me vonesë kohore zgjerimin e kërkesës për mallra e shërbime.

opennews.alo

/Monitor

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...