11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Tritan Shehu i shqetësuar për Projektligjin e Shërbimit të Jashtëm: “Sanksionon paligjshmërinë dhe dëmton diplomacinë”

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka shprehur shqetësimin e tij për projektligjin e fundit të propozuar për Shërbimin e Jashtëm të Shqipërisë, duke akuzuar këtë projektligj për forcimin e praktika të paligjshme që kanë karakterizuar këtë sektor. Në një postim në Facebook, Shehu ka theksuar se projektligji, sipas tij, “sanksionon me ligj paligjshmërinë 10-vjeçare” dhe përpiqet të godasë ato që ai i quan “pjesë të fundit europiane” të shërbimit diplomatik.

Reagimi i plotë i Shehut:

“Projekt Ligji Sherbimit te Jashtem”, sanksionon me Ligj paligjeshmerine 10 vjecare!
Si pasues i Ligjit famekeq te 2015 ky projek godet edhe ate cka mbetur europiane.
I pa konsultuar me diplomatet aktiv apo jo, grupet e interesit, ai perkeqeson me tej kete sherbim e vecanerisht sistemin e karrieres.

1–Ky sanksionon hapesirat per “patronazhistet” e rekrutuar jashte sistemit, ne nivele drejtuese apo si diplomate, edhe duke ja njohur si kohe per gradat diplomatike e tejkaluar ne grade ata te karrieres.
Prandaj Ministri mund te emeroje me grade Ambasador edhe dike me grade “Keshilltar”.
Cuditerisht keta mund te emerohen edhe si drejtues te Misioneve Diplomatike duke penalizuar diplomatet e karrieres.

2–Demton maredheniet me Kuvendin duke e kthyer procesin e degjimit ne Komisionin e Jashtem ne nje komedi mbas dekretimit nga Presidenti.

3–Patronazhistet i vendosen ne formen e “Kordinatoreve diplomatike” te emeruar nga Ministri i Jashtem edhe Presidentit te Republikes!!!
Ndersa Presidenti duhet te respektoje 30 diteshin e dekretimit te ambasadoreve!!!

4—Kur ne Ligj flitet per “sherbim te jashtem modern”, ai na largon nga sherbimet diplomatike te vendeve europiane, te cilet e bazojne gati terresisht ate sherbim mbi sistemin e karrieres diplomatike.
Cuditerisht kjo pranohet edhe nga autoret, qe shkruajne se ky projet ligj nuk synon te perafroje me ndonje akt te acquis….
Ku na con atehere ky Projekt Ligj…ne Lindje!

Qellimi i tij eshte sanksionimi me ligj i paligjeshmerise prej 10 vitesh si ne rekrutimin e titullareve, diplomateve ashtu dhe ne respektimin e afateve, te shkelura teresisht nga ky rregjim.
Per risi permendet “Akademia diplomatike”, gje qe egziston edhe me nje VKM te pa cfuqizuar akoma.

Ndersa “Komisioni i apelimit” eshte falcitet, sepse si ai ashtu dhe Komisioni i Karrieres Diplomatike e i Disiplines, ngrihen e kontrollohen nga Ministri.

Drejtuesit aktuale te Ministrise nuk kane respektuar as vendimet e gjykatave, jo me te ketyre instrumentave te tyre.
Ky projekt Ligj ka 65 Nene, nga te cilat 3 dispozitat e fundit, ne 56 nuk ka asnje risi por thejsht lojra fjalesh. Ne 6 Nenet e “rinj” ose nuk ka ndonje vlere te vecante, ose sanksionojne paligjeshmerine e tanishme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...