25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Lulzim Basha publikon planin e tij për luftën kundër korrupsionit: Masat dhe pikat kryesore

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike Euroatlantike, ka prezantuar disa pika kryesore të programit të tij për luftën kundër korrupsionit, duke theksuar ndërhyrjet e shpejta dhe konkrete që synojnë përmirësimin e situatës në vend. Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, Basha shprehu angazhimin e tij për mbështetjen e plotë të institucioneve si SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) dhe GJKKO (Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar).

Ndër pikat e tjera të programit, Basha përmendi krijimin e Njësisë së Zbulimit dhe Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura, një organ i dedikuar për gjurmimin dhe rikthimin e pasurive të vjedhura nga zyrtarë të korruptuar. Ai gjithashtu propozoi ndryshime ligjore në Ligjin “Anti-Mafia” për të fuqizuar luftën kundër korrupsionit dhe abuzimeve të zyrtarëve të lartë, si dhe konfiskimin e pasurive të zyrtarëve të përfshirë në aktivitete korruptive dhe kontrata PPP abuzive.

“Korrupsioni mbetet gangrena më e madhe për shoqërinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Shqiptarët kanë humbur mbi 10 miliardë euro për shkak të korrupsionit masiv, të shpërndarë në çdo hallkë të qeverisjes. Në programin tonë ne parashikojmë ndërhyrje të shpejta dhe konkrete për të luftuar korrupsionin: Ne do të themelojmë, sipas praktikave më të mira, Njësinë e Zbulimit dhe Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura, për të gjurmuar kudo pasuritë e vjedhura të shqiptarëve dhe për t’ia kthyer ato arkës publike. Mbështetje e plotë dhe e gjithanshme si dhe bashkëpunim me SPAK dhe GJKKO. Ndryshime ligjore në Ligjin “Anti-Mafia”për të luftuar korrupsionin dhe abuzimet e zyrtarëve të lartë. Konfiskimi i pasurive të zyrtarëve publik të përfshirë në këto akte dhe PPP abusive. Heqje e imunitetit të deputetëve duke i hapur rrugë hetimit të plotë nga ana e SPAK të çdo zyrtari të dyshuar për korrupsion”, deklaroi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...