18.5 C
Tiranë
Friday, April 3, 2026
spot_img

Tronditëse në Vlorë: 63-vjeçari goditet për vdekje pas një konflikti të çastit në lagjen ‘Pavarësia’

Një ngjarje e rëndë tronditi pasditen e sotme lagjen “Pavarësia” në Vlorë, pranë rrugës “Çipajve”, ku 63-vjeçari Ismail Aliaj ka ndërruar jetë pas një përleshjeje me dy persona të identifikuar tashmë nga policia.

Burime mjekësore bëjnë me dije se viktima ka marrë goditje të forta në fytyrë dhe grykë, të cilat i kanë rezultuar fatale. Djali i tij, i cili ishte i pranishëm gjatë ngjarjes, ka marrë lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Vlorës ka nisur një operacion për kapjen e autorëve dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ndërsa grupi hetimor po punon intensivisht në vendngjarje.

Rruga “Çipajve” mbeti për disa orë e bllokuar ndërsa autoritetet mblodhën provat dhe intervistuan dëshmitarët. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, duke rikthyer vëmendjen tek problemet e sigurisë në zonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kreu i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, jep dorëheqjen pas dështimit të kombëtares...

0
Pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për herën e tretë radhazi, Gabriele Gravina ka dhënë dorëheqjen nga posti i...

Dyshime për falsifikim në pasurinë e gjyqtares Irena Gjoka, kontrata e vitit 1996 në...

0
Detaje tronditëse kanë dalë së fundmi në lidhje me pasurinë e gjyqtares Irena Gjoka, duke ngritur dyshime serioze mbi procesin e saj të vetingut....

“Sa më e madhe diferenca në moshë, aq më i rrezikshëm divorci” – studimi...

0
Një studim i ri nga Emory University ka zbuluar se diferenca në moshë mes partnerëve mund të ketë një ndikim më të madh në...

“Edi Rama po minon besimin e vendeve anëtare” – Bardhi akuzon kryeministrin për vonesa...

0
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për një fushatë...

Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me të miturin në prani të dy bashkëmoshatarëve të tij, shpallet...

0
Një 17-vjeçar në Gjirokastër është shpallur në kërkim nga Policia, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar, në prani të dy të...