14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Tronditet Greqia: Djali djeg trupin e të atit për shkak të mungesës së parave për funeral

###

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Ano Liosisë, ku të premten që lamë pas, më 21 maj 2024, është gjetur i djegur trupi i një të moshuari. Sipas mediave greke, autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të tmerrshme është djali i viktimës.

Trupi i të moshuarit u gjet në oborrin e shtëpisë së tij, të mbuluar me një batanije dhe vendosur mbi një dyshek. Raportohet se viktima kishte ndërruar jetë rreth 20 ditë më parë. Djali i tij, 59-vjeçar, ka rrëfyer se arsyeja pse dogji trupin e të atit ishte mungesa e parave për të organizuar një funeral të duhur.

Fqinjët, të shqetësuar nga era e fortë që vinte nga shtëpia, lajmëruan autoritetet dhe dëshmuan se kishin parë 59-vjeçarin teksa digjte diçka në oborr. Policia konfirmoi se i moshuari ishte gjetur i djegur plotësisht.

Djali i viktimës punonte si mësues dhe mësohet se vuante nga probleme psikologjike. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitet dhe ka ngritur pyetje të shumta mbi situatën e të birit dhe trajtimin e tij për problemet mendore. Autoritetet po hetojnë rrethanat e sakta të kësaj ngjarjeje dhe kanë arrestuar të dyshuarin për t’i dhënë drejtim çështjes.

trupi i babait qe u dogj nga i biri

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...