20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

U dhunua barbarisht me porosi të Dritan Nanos , avokati Sokol Mëngjesi ende në intubim

Dritan Nano është arrestuar si organizator i dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë dhe është i intubuar prej 4 ditësh në spitalin e Traumës. Gjykata e Tiranës ka vendosur që ai të qëndrojë në burg, njësoj si Dorian Alia, një nga agresorët e sulmit ndaj avokatit. Të dy të akuzuarit kanë mohuar organizimin e sulmit, duke e cilësuar atë si një ngjarje rastësore.

Për tre agresorët e tjerë që janë ende në kërkim nga policia, Drivaldo Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, është caktuar masa “arrest me burg” në mungesë.

Prokuroria e Tiranës ka zbutur akuzat ndaj të dyshuarve, duke rikualifikuar veprën penale nga “vrasje të funksionarëve publik e mbetur në tentativë” në “plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim” dhe “kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit, kryer në bashkëpunim”.

Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi mbetet e pandryshuar. Ai është ende në intubim në spitalin e Traumës dhe po monitorohet intensivisht nga stafi mjekësor. Nëse gjendja e tij do të mbetet e njëjtë për dy ditët e ardhshme, doza e qetësuesve mund të ulet gradualisht për të parë reagimin e pacientit.

Avokati u dhunua mëngjesin e 29 majit pasi la djalin e tij në kopsht në zonën e ish-bllokut. Dorian Alia, i cili u vetëdorëzua, ka pranuar se porositësi i sulmit ishte Dritan Nano. Dhuna kishte për qëllim të paralajmëronte avokatin që të tërhiqej nga padia kundër Nanos për një pronë të fituar me gjyq te kullat e Liqenit.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur shqetësime mbi sigurinë e funksionarëve publikë dhe zbatimin e ligjit në vend. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të siguruar drejtësi dhe për të identifikuar të gjithë të përfshirët në këtë akt të dhunshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...