4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Tronditje në Sarandë: 15-vjeçarja hidhet nga kati i katërt pas bullizimit në shkollë, Babai:”I thanë je e shpifur”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Sarandë, ku një 15-vjeçare është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së saj, pas dyshimeve se ishte viktimë e bullizmit nga bashkëmoshatarët.

Adoleshentja, e cila fatmirësisht mbijetoi, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Tiranë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ajo u shpëtua nga goditja fatale pasi ra mbi tendën e katit të mëposhtëm, gjë që zbuti përplasjen.

Babai i saj, në një rrëfim të ndjerë për mediat, tha se vajza sapo ishte kthyer nga shkolla dhe i kishte treguar të vëllait se ishte ofenduar nga shokët e klasës:

“Një djalë dhe një vajzë i kishin thënë që je e shpifur. I vëllai i tha të mos mërzitej se do e zgjidhnim.”

Sipas tij, ngjarja ndodhi në një moment gëzimi familjar. Familja ishte mbledhur për të festuar ditëlindjen e djalit të vogël, kur 15-vjeçarja u largua në dhomë dhe pak çaste më vonë u hodh nga ballkoni.

Policia dhe specialistët e shëndetit po hetojnë rrethanat, ndërsa rasti ka ngritur sërish alarmin për pasojat e bullizmit tek të rinjtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...