27.1 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Fotoja që ndezi debatin: Vangjush Dako resort me 5 yje ne burg, ja si qëndron e vërteta

Një foto e publikuar nga kreu i opozitës, Sali Berisha, ka hapur debat të gjerë politik e publik. Në imazh, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, shihet i ulur në një krevat dopio pranë ish-drejtorit të Tatimeve në bashki, Ron Shqopa, i cili së fundmi ka dhënë dorëheqjen.

Sipas verifikimeve të gazetarit Elton Qyno, fotoja është shkrepur në një dhomë speciale të spitalit të Durrësit, e destinuar vetëm për të paraburgosur ose të dënuar të IEVP-së. Kjo dhomë, e mbikëqyrur nga policia dhe e siguruar me hekura, ishte vendqëndrimi i Dakos për disa ditë, pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm i shtoi dënimit edhe 6 ditë burgim.

Gjatë kësaj kohe, ish-kryebashkiaku ka pritur vizita nga familjarë dhe miq, mes tyre edhe Shqopa. Por fotoja ngre pikëpyetje mbi trajtim të privilegjuar dhe mungesën e kontrolleve, pasi Dako shihet duke përdorur një aparat celular – objekt i ndaluar për të dënuarit.

Burime pranë organit të akuzës sugjerojnë se Prokuroria e Durrësit mund të hapë një hetim për “futje të sendeve të palejuara në IEVP”, çka do ta ekspozonte Dakon ndaj një dosjeje të re penale.

Aktualisht, ish-zyrtari i lartë i PS ndodhet në shtëpi, pasi Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë një leje vjetore 5-ditore, e cila shërbeu edhe për të shlyer shtesën e dënimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...