14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Trump: “Grenlanda është kyçe për sigurinë ndërkombëtare, duhet ta marrim”

 

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë sërish deklarata të forta në lidhje me Grenlandën, duke e cilësuar atë si një pikë strategjike për sigurinë ndërkombëtare.

Në një deklaratë të fundit, Trump ka theksuar se SHBA ka nevojë për Grenlandën, si për mbrojtje ashtu edhe për qëllime sulmuese.

“Ne kemi nevojë për Grenlandën për sigurinë ndërkombëtare. Ky është një ishull që na nevojitet nga një perspektivë mbrojtëse dhe sulmuese. Unë e urrej ta them, por ne do të duhet ta marrim”, është shprehur Trump.

Edhe gjatë presidencës së tij, Trump kishte shfaqur interes për blerjen e këtij ishulli, duke nxitur reagime të ashpra nga Danimarka, e cila e quajti këtë ide “absurde”. Megjithatë, SHBA ka pasur një prani ushtarake në Grenlandë për dekada, përfshirë bazën ajrore strategjike të Thules, e cila luan një rol të rëndësishëm në sistemin e mbrojtjes raketore amerikane.

Deklaratat e Trump pritet të nxisin sërish debat në arenën ndërkombëtare mbi rëndësinë strategjike të Grenlandës dhe rolin e SHBA-së në Arktik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nëna e Nikol: “Të vërtetën e dimë vetëm unë dhe ajo”

0
Gjatë prime-it të së martës, banorja e Big Brother VIP 5, Nikol, rrëfeu se ka 8 vite pa folur me nënën e saj. Sot,...

Harry Styles për “queerbaiting”: “Ndoshta nuk dini gjithçka për mua”

0
Harry Styles ishte prezantues dhe i ftuar muzikor në episodin e 14 marsit të Saturday Night Live, ku interpretoi dy këngë nga albumi i...

Toni Bollati: “Jam aq i lumtur për zgjedhjen e Selin sa nuk mund ta...

0
Babai i Selin Bollatit, Toni Bollati, ka folur përmes një lidhjeje telefonike në “Fan Club”, duke komentuar momentet më të forta të vajzës së...

Arjan Konomi: “Dalja e Gretës i bën mirë Selin, nuk duhej të hynte në...

0
Opinionisti Arjan Konomi ka komentuar eliminimin e Greta Kazazit nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, duke theksuar se ky zhvillim i shërben Selin...

Kina: “Do të luajmë rol konstruktiv për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme”

0
Pas thirrjes së presidentit Donald Trump që disa vende të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Kina ka njoftuar se do të angazhohet...