15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Trump insiston për rimarrjen e kontrollit të Kanalit të Panamasë dhe shpërbërjen e shërbimit Postar Amerikan

 

Në një event të organizuar në Uashington nga shoqata e guvernatorëve republikanë, presidenti amerikan Donald Trump ka theksuar se Shtetet e Bashkuara duhet të rimarrin nën kontroll Kanalin e Panamasë, duke i quajtur këto veprime si disa nga më të shtrenjtat që vendi ka realizuar ndonjëherë, për të cilat, sipas tij, janë humbur mijëra jetë njerëzish. Trump ka shtuar më tej: “Nuk do t’ia lëmë Kinës” dhe ka prekur edhe çështjen e mundshme të aneksimit të Groenlandës, duke thënë “Do të merremi edhe me të”.

Në vijim të deklaratave të tij, Trump po përgatitet për një seri lëvizjesh të tjera, përfshirë një ndryshim të madh në administratën amerikane. Një nga planet është të zhbëjë shërbimin postar amerikan dhe ta përfshijë atë nën kontrollin e administratës së tij. Kjo lëvizje ka ngjallur shqetësime, pasi mund të çmontonte një shërbim që ka ekzistuar për pothuajse 250 vjet dhe të krijonte kaos në triliona transaksione financiare. Sipas “Washington Post”, presidenti mund të firmosë një urdhër ekzekutiv për të shkarkuar anëtarët e këshillit të administratës së shërbimit postar dhe ta vendosë atë nën kontrollin e Departamentit të Tregtisë, drejtuar nga sekretari Howard Lutnick.

Një tjetër plan që ka bërë bujë janë shkurtime drastike në Departamentin e Mbrojtjes, ku rreth 50 mijë persona mund të humbasin vendet e punës. Ky veprim është pjesë e një strategie të administratës Trump për të realizuar shkurtime të mëdha në sektorë të ndryshëm të qeverisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...