5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Trump rikthehet me vendime të forta: Falje për të dënuarit e Kapitolit, ndalon emigrantët nga Meksika

Pak orë pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka nënshkruar një seri urdhrash ekzekutivë që sinjalizojnë një kthesë të fortë në politikat amerikane.

Falje për të dënuarit e 6 janarit – Trump ka falur mbi 1.500 persona, përfshirë të dënuarit për dhunë ndaj policisë gjatë sulmit në Kapitol.

Goditje për emigracionin – Programet për refugjatët dhe hyrjen ligjore të migrantëve u pezulluan menjëherë, duke prekur edhe mijëra afganë të miratuar për zhvendosje në SHBA.

Emergjencë në kufirin SHBA-Meksikë – Trump shpalli emergjencë kombëtare, duke lejuar dërgimin e trupave dhe ndalimin e automatik të hyrjeve.

Ndalimi i shtetësisë për lindjet në SHBA – Një tjetër lëvizje që pritet të shkaktojë betejë ligjore.

Dalja nga Marrëveshja e Parisit – SHBA largohet sërish nga marrëveshja për klimën, duke minuar përpjekjet globale kundër ngrohjes globale.

Ndryshime të thella në administratë – Largimi i mbi 1.000 zyrtarëve të emëruar nga Biden dhe krijimi i një “Departamenti për Efikasitetin Qeveritar” nën mbikëqyrjen e Elon Musk.

Me këto vendime, Trump po e vulos kthimin e tij në pushtet me një qasje agresive, që ka shkaktuar reagime të forta si brenda ashtu edhe jashtë SHBA-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...