24.9 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Video/Tragjedi në Turqi: Persaona të vdekur dhe mbi 30 të lënduar nga zjarri në një hotel

Një zjarr i madh ka përfshirë një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya, në provincën Bolu të Turqisë, duke shkaktuar dhjetë viktima dhe plagosjen e mbi 30 personave.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Gerlikaya, konfirmoi lajmin tragjik në orët e para të mëngjesit:
“Sot në orën 03:27 ka rënë zjarr në një hotel në vendpushimin e skive në Kartalkaya. Për fat të keq, numri i viktimave ka arritur në dhjetë dhe numri i të lënduarve në 32”, shkroi ai në rrjetin social “X”.

Sipas guvernatorit të Bolu-s, Abdulaziz Aydin, flakët shpërthyen në katin e katërt të hotelit 11-katësh, pikërisht në zonën e restorantit. Në momentin e zjarrit, brenda hotelit ndodheshin **234 persona**, ndërsa ekipet e zjarrfikësve vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të flakëve.

Autoritetet turke kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e kësaj tragjedie, ndërsa detaje të tjera priten në orët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...