11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Trump vendos tarifa 25% ndaj Indisë, e akuzon për mbështetje ndaj Rusisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se duke filluar nga 1 gushti, India do të përballet me tarifa shtesë prej 25% për një sërë produktesh që hyjnë në tregun amerikan.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump u shpreh se bilanci tregtar mes dy vendeve është “i padrejtë” në kurriz të SHBA-së dhe e akuzoi Nju Delhin se, bashkë me Pekinin, po mbështet makinerinë ruse të luftës përmes blerjeve të mëdha të energjisë dhe bashkëpunimit ushtarak me Moskën.

Kina dhe India vazhdojnë të financojnë Rusinë duke i blerë energji masivisht dhe duke bërë marrëveshje ushtarake. Kjo do të ketë pasoja,” shkroi ai.

Trump paralajmëroi gjithashtu masa ndëshkuese shtesë ndaj Indisë për bashkëpunimin me Rusinë, pa dhënë detaje për përqindjen apo natyrën e këtyre sanksioneve.

Njoftimi vjen pas një sërë deklaratash të ngjashme të presidentit amerikan, i cili këto ditë ka bërë publike marrëveshje tregtare me Japoninë dhe Bashkimin Europian, duke paralajmëruar një qasje më të ashpër ndaj vendeve që sipas tij dëmtojnë interesat ekonomike dhe strategjike të SHBA-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...