Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që vendos një tarifë vjetore prej 100,000 dollarësh për çdo aplikant në programin H-1B për punëtorët e huaj të kualifikuar. Urdhri synon të kufizojë “abuzimet” e supozuara me programin, ndërsa kritiket paralajmërojnë se masa mund të godasë bizneset e vogla dhe startup-et, duke frenuar konkurrencën amerikane në sektorin e teknologjisë.
Sipas urdhrit, tarifa do të aplikohet për të gjitha aplikimet e reja dhe kompanitë do të duhet ta paguajnë për secilin punonjës për gjashtë vite. Nëse nuk kryhet pagesa, hyrja e punonjësve të huaj do të jetë e kufizuar.
Vendimi ka ngjallur debate të ashpra: mbështetës si miliarderi Elon Musk argumentojnë se masa lejon SHBA-në të tërheqë talentet më të mira nga e gjithë bota, ndërsa ekspertët e imigracionit paralajmërojnë se tarifa e lartë mund të bëjë që shumë kompani të mos jenë më në gjendje të rekrutojnë specialistë të huaj.
Gjithashtu, Trump ka propozuar një “kartë të artë” të re për disa emigrantë, e cila përshpejton vizat kundrejt tarifave që fillojnë nga 1 milion paund. Masa pritet të hyjë në fuqi më 21 shtator dhe do të prekë vetëm aplikimet e reja.
Ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të ndikojë veçanërisht në kompanitë e vogla dhe startup-et që varen nga talentet e huaja, duke ndryshuar rrjedhën e punësimit dhe konkurrencës në sektorin e teknologjisë.






