27.7 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Përmirësohet gjendja e tri motrave të mitura në Korçë, të helmuara nga karamelet me kanabis

Korçë – Gjendja shëndetësore e tri motrave të mitura, të moshës 3, 7 dhe 11 vjeç, të cilat u shtruan pak ditë më parë në spital pas konsumimit të karameleve që përmbanin esencë kanabisi, ka shënuar përmirësim të dukshëm.

Burime nga shërbimi pediatrik i Spitalit të Korçës konfirmojnë se vajzat 7 dhe 11-vjeçare ndodhen jashtë rrezikut dhe në gjendje të qëndrueshme. Ndërkohë, motra më e vogël, 3-vjeç, është stabilizuar dhe vazhdon të mbahet nën kujdes të posaçëm të mjekëve të reanimacionit.

Ngjarja tronditi komunitetin, duke rikujtuar rreziqet e produkteve të paidentifikuara të cilat mund të përmbajnë substanca narkotike. Hetimet e autoriteteve janë në vazhdim, për të zbardhur mënyrën se si karamelet përfunduan në duart e fëmijëve dhe për të përcaktuar përgjegjësit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...