26.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Trup i foshnjës së porsalindur gjendet i braktisur në kopshtin e një shtëpie në Itali

Trupi i një foshnjeje të porsalindur, vetëm disa ditë i vjetër, është gjetur në kopshtin e një shtëpie në Vignale, një fshat në komunën e Traversetolo, në provincën e Parmës. I zoti i shtëpisë bëri zbulimin e tmerrshëm dhe njoftoi menjëherë policinë. Karabinierët janë angazhuar në hetime për të gjetur identitetin e prindërve dhe për të mbledhur dëshmitarë që mund të kenë parë diçka ose të kenë ndonjë informacion në lidhje me ngjarjen. Në vendngjarje ka ndërhyrë gjithashtu një ambulancë e Kryqit Blu të Traversetolo-s.

Hetuesit dyshojnë se ndoshta nëna e foshnjës ka braktisur trupin e vogël, duke e lënë në këtë gjendje. Pjesë e hetimeve janë kërkimi i dëshmitarëve që mund të kenë vëzhguar ndonjë aktivitet të dyshimtë, duke marrë parasysh se shtëpia ku është gjetur foshnja është në një zonë të vështirë për t’u arritur. Hetimet, të kryera nga magjistrati kujdestar në prokurorinë e Parmës, janë të përqendruara në zbardhjen e rrethanave që çuan në braktisjen e fetusit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT