Një 28-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë pasi ish-bashkëshorti i saj e ka akuzuar për ushtrimin e dhunës ndaj fëmijëve të tyre të mitur. Prokuroria po heton çështjen, ndërsa procedimi ka filluar në gjendje të lirë për shtetasen Xh. M., 28 vjeçe, banuese në Fier.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Xh. M., 28 vjeçe, banuese në Fier, pasi ish-bashkëshorti i saj ka kallëzuar se shtetasja Xh. M. ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tyre të mitur.’, thuhet në njoftimin e policisë..