11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

U arrestua në Francë, ja përgjimet në aplikacionin SKY që çuan në arrestimin e Bajrit

Behar Bajri, emri i të cilit doli në përgjimet e operacionit “Metamorfoza” është arrestuar ditën e sotme në Francë si pjesë e një operacioni ndërkombëtar kërkimi.

Ndaj Bajrit, u dha masë sigurie një muaj më parë, pasi ai dilte në përgjimet e aplikacionit SKY, ku fliste me biznesmenin Pëllumb Gjoka, për vrasjen e tentativa vrasjes.

Në përgjime zbulohet se Bajri do të vriste Gjin Boriçin (Ndoj) për llogari të Ervis Martinajt, ndërsa ky i fundit thuhet se në këmbim do të vriste Kleant Musabelliun, armik me biznesmenin Pëllumb Gjoka.

Ky i fundit teksa komunikonte me Bajrin duke e pyetur këtë të fundit nëse ka mundur të flasë me “nëndrejtorin”, dhe i lë porosi që të marrë prej tij informacion se “përse ka ndaluar djalin e axhës”, si dhe “kush u ka thënë që të lënë furgonat e policisë në krye të rrugës së Licve”. Po ashtu në bisedë flitet edhe për Ibrahim Licin, dhe tentativën për ta gjetur se ku fshihet ai.

Gjithashtu nga përgjimet rezulton se ai komunikonte me biznesmenin tashmë të arrestuar nga qelia e paraburgimit “Jordan Misja” në Tiranë përmes SkyECC komunikonte me Pëllumb Gjokën dhe i kërkonte që të dalë sa më shpejt nga paraburgimi, pas arrestimit në sajë të operacionit OAZ, shtatorin e vitit 2018. Madje është gati të ofrojë shuma të mëdha parash në këmbim të zbutjes së masës së sigurisë.

Përgjimet sipas dosjes:

Më datë 16.07.2020 ora 12.48 shtetasi Behar Brajoviç duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka.
Pëllumbi i shkruan, “o vëlla Lul Kulla ka shok Gezim Celën në Patok, ta dish. Dhe ma e dit para ai që po shkon ti aty e din edhe Bardhoku. Llogaritë bëni vete”.

Behari i shkruan që, “i kam marrë masat, ku ma e marr me u has me atë këtu. Minukun e kam mbrapa sepse dhe atij kam për tja q… ropt e tij. Të parin dua Dorin, Blertin, Bardhokun. Lict te hajn k… përveç atij që është duke nejt në Tiranë”.

Pellumbi e pyet se, “kush po rrin në Tiranë”.

Behari i përgjigjet që, “Ibrahimi, jam duke ju afru, me mujt me ja gjetë shtëpinë”.

Në orën 14.26 shtetasi Behar Brajoviç duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka.
Pëllumbi e pyet se, “në cfare ore e ke lënë me taku nëndrejtorin?”

Behari i shkruan, “më vonë, k*vën”.

Pellumbi i shkruan, “thuaji përse ke nis shkresë me ardhë grupet e vëzhgimit me kap me blind dhe me armë djalin e axhës, mbasi ka dal një ditë me ba xhiro. Pyete për llogari të kujt e ke bërë”.

Behari i shkruan që, “nuk dua ta bëj shok, do ta pyes, do ta rëndoj dhe ta fus në borxh k*rvën. Do ja shaj dhe ato k*rvat”.

Pëllumbi i thotë që, “shaja fort sepse ai i din për të fortë ato. Ai duhet me ik nga Shkodra sepse është fut thellë me Bardhokun. Pyete se kush të ka thënë me i lënë furgonat në krye të rrugës se Liceve”.

Pëllumbi i shkruan, “edhe diçka tjetër, thuaji kushdo që të jetë përzi me më fut në burg dhe me ndihmu kundërshtarët është hasmi im. Sepse kanë dasht me më gropos në të gjitha krahët. Nuk ka ndryshim një gjujts me lek me një që të con letrat me me fut në burg”.

Behari i shkruan, “po vella do ja them të gjitha”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...