36.1 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Berisha reagon pas mbledhjes së Asamblesë Socialiste: ‘Asamblea e krenarisë së njëmijë e një vjedhjeve!’

Sali Berisha ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë së PS-së, ku Edi Rama mbajti një njoftoi zëvendësime dhe shkarkime dhe prurje të reja në kabinetin qeveritar.

Berisha tha se Rama ndihet krenar që ngjiti vendin në majat e korrupsionit dhe kapjes së shtetit në botë.

Reagimi i Berishës:
Asamblea e krenarisë së njëmijë e një vjedhjeve!
Sot në Asamblenë e Partisë së Krimit, Edi Rama shpërtheu me dënesë maja të krenarisë për njëmijë e një vjedhjet e tij dhe ekipit të tij.
Krenari se ngjiti vendin në majat e korrupsionit dhe kapjes së shtetit në botë.
Krenari për organizatën kriminale që drejton.
Krenari për vjedhjet e shekullit të djegësave dhe Inceneratorëve dhe Sterilizimit, e një mijë e një vjedhje të tjera.
Krenari për zëvendeskryeministrin në arrati.
Krenari për vjedhjen e trojeve të bregdetit me mafien e tij qeveritare të drogës.
Krenari për pasurinë e tij, familjes, sojit dhe qeveritarëve të tij.
Krenari për ndërtimin e rrugëve dhe punëve publike me çmime 10 herë më të larta se sa BE dhe se në 10 vite ka shpenzuar së paku 7 miliard euro dhe ka ndërtuar pothuaj hiçin.
Krenari për majat e krimit që ka kapur.
Krenari për narkoshtetin e parë dhe të vetëm që ka ndërtuar në Europë.
Krenari se ngjiti shqipen gjuhë e dytë në botë me telefonat e kriptuar të bandave dhe krimit.
Krenari se shndërroi Shqipërinë në qendër operacionale të krimit të organizuar në rajon, Europë dhe në botë.
Krenare se ka emëruar në krye të rendit personin më të besuar të bandave dhe krimit shqiptar, Taulant Ballën.
Krenari për asgjesimin e zgjedhjeve të lira.
Krenari për zbrazjen e Shqipërisë, largimin e shqiptarëve nga vendi më shumë se ukrainasit në luftë!
Krenari se solli shqiptarët në njerëzit me rrogat më të ulta nga qytetarët me rrogat më të larta në rajon.
Krenari se mbajti 10 vite Shqipërinë jashtë BE.
Krenar se korruptoi dhe përdori kundër opozitës McGonigal.
Krenar se zëvendesoi Xhaçkën e Mafies me Maznikun e ndragetës. Krifcën e Ipardit me Denaj e kontrabandës.
Krenari se mbështeti Ballkanin e Hapur dhe çdo projekt rus ne rajon.
Krenari se me karakterin e tij u shndërruan në sherrin e rajonit.
Krenari, dhe turp! Turp dhe krenari!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...