12.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

U dënua me 2 vjet burgim dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike/ Gjykata bën publike edhe arsyetimet e vendimit për Adriatik LLallën

Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar dënoi me 2 vjet burgim dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike, ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, sot janë bërë publike edhe arsyetimet e vendimit.

Llalla u shpall fajtor për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë. Sipas Gjykatës, dënimi do të bëhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përveç dënimit me burg, vendosi që Llallës t’i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike.

Llalla u gjet fajtor, sipas Gjykatës për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Paralelisht Gjykata vendosi dhe sekuestrimin e disa pronave të zotit Llalla që deri më tani ishin nën sekuestro. Pasuria e tij kaloi në favor të shtetit. Bëhet fjalë për 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.

Hetimi pasuror ndaj zotit Llalla, u bazua në të ashtuquajturin ligji Antimafia, sipas të cilit, barra e provës për të dëshmuar se pasuritë e sekuestruara janë të ligjshme, i takonte ish-prokurorit të Përgjithshëm.

opennews.al
opennews.al

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...

Albana Vokshi në Asamblenë e Këshillit të Evropës: “Mos-raportimi mbi të drejtat sociale është...

0
Deputetja e PD dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ngriti sot shqetësimin e fortë për Shqipërinë dhe dy shtete të tjera që nuk...