14.5 C
Tiranë
Friday, September 19, 2025
spot_img

U dhunuan për vdekje, çiftit të moshuarve i jepet lamtumira e fundit, në ceremoninë mortore edhe vajza e birësuar

Dje iu është dhënë lamtumira e fundit çiftit të të moshuarve, Kosta dhe Kleoniqi Ilia që u dhunuan për vdekhe në shtëpinë e tyre në Dropull. Kosta dhe Kleoniqi Ilia u përcjellën për në banesën e fundit nga të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët në Bodrisht të Dropullit, ndërsa në ceremoninë mortore ka marrë pjesë edhe vajza e tyre e birësuar që jetonte në Athinë. Burrë e grua, përkatësisht 84 dhe 86-vjeç, të cilët jetonin vetëm u gjetën pa jetë në banesë mëngjesin e së enjtes (2 prill) dhe janë varrosur së bashku në një varr te vetëm. Rrethanat e vdekjes së Kosta dhe Kleoniqi Ilia janë ende të paqarta, ku fillimisht u dyshua për dhunë në familje, pasi banesa nuk ishte e thyer.

Ndërsa disa orë pas krimit, policia u orientua drejt pistës së vrasjes. Alarmi është dhënë mbrëmjen e 1 majit nga motra e viktimës, Kloeniqi Ilia. Pasi s’ka mundur të lidhet me motrën në telefon ajo ka njoftuar fqinjën. Mëngjesin e 2 majit fqinja ka gjetur të pajetë çiftin. Kloeniqi Ilia në dhomën e gjumit me shenja dhune në trup, ndërsa Kosta Ilia me plagë në kokë në oborrin e shtëpisë.

Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, duke parë se nuk ka pasur hyrje me dhunë në banesë, policia ka pretenduar se mund të ketë ndodhur një sherr mes tyre, edhe pse të dy ishin të moshuar, përkatësisht Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi, 88 vjeçe. Po ashtu, nga kontrolli që ka kryer policia ka parë që Kosta kishte një shumë parash në xhep, meqenëse merrte pension në shtetin grek.

Por pas hetimeve intensive dhe pas kryerjes se autopsisë nga mjeket ligjore, policia ka ndryshuar pistën dhe ka kryer shoqërimet e para. Burimet thanë se mjekët ligjorë të mbërritur nga Tirana kanë provuar se plagët në trupat e dy të moshuarve janë shkaktuar nga sende te forta dhe mjete prerëse. Policia nuk ka dhënë asnjë detaj mbi personat e shoqëruar në komisariat, ndërsa bëhet me dije se hetimet vijojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia e Gjirokastrës ndërkohë po hulumton për zbulimin e vrasësit si dhe gjetjen e armës së ftohtë të përdorur në krim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Mozzik ndalohet nga policia për orët luksoze, Noizy e thumbon në rrjet

0
Reperi Mozzik u rikthye dje në qendër të vëmendjes, pasi u raportua se u ndalua nga autoritetet e Kosovës. Lajmi bëri xhiron e rrjeteve...

Justin Bieber thyen rekordin: 10 milionë dollarë për të hapur Coachella 2025

0
Justin Bieber ka nënshkruar marrëveshjen më të madhe në historinë e festivalit Coachella, duke siguruar plot 10 milionë dollarë për të hapur edicionin e...

“20 vite burg për një telefon” – Historia e Leroy Douglas që tronditi Britaninë

0
Një rast i pazakontë nga Cardiff po ngjall debat mbi sistemin britanik të drejtësisë. Leroy Douglas, sot 44 vjeç, ndodhet prej dy dekadash pas...

“Duart, këmbët dhe zhurma nuk janë argumente” – Rama vendos kufijtë në Kuvend, Diella...

0
Kryeministri Edi Rama ka theksuar sot rëndësinë e respektimit të etikës parlamentare dhe hapësirës për opozitën gjatë fjalës së tij në Kuvend. Ai u...

Vrasja e Bujar Nasufit zbardhet, pronae kontestuar dhe vëllezërit Xhani pas ekzekutimit

0
Është zbardhur ngjarja e vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi, i ekzekutuar në janar të këtij viti pranë banesës së tij në Tiranë, në sy...