17.5 C
Tiranë
Sunday, April 12, 2026
spot_img

U gjobitëm për shkak se nuk bënë transparencë me financat, dymbëdhjetë parti të vogla ankimojmë vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve

Dymbëdhjetë parti të vogla, që ishin pjesë e 106 partive që u gjobitëm me nga 1 milion lekë të rinj për shkak se nuk bënë transparencë me financat, kanë ankimuar vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

“Me ankues Partia Aleanca Demokristiane, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Balli Kombëtar, Partia Ora e Shqipërisë, Partia Bashkimi Demokrat, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Partia Kombëtare Konservatore Albania, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, Partia Demokracia e Re Europiane, Partia Emigracioni Shqiptar, Partia Lëvizja Demokratike e Shqipërisë, Partia Aleanca Maqedonasve për Integrim Europian, Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman Shqiptar, Partia e Gjelbër, Partia e Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, Partia për Zhvillim Kombëtar, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë dhe Partia Uniteti Kombëtar”, njoftoi dje KQZ.

Në prapësimin e bërë nga Partia Bindja Demokratike thuhet se vendimi i Komisionerit është marrë në tejkalim ligjor. Sipas argumentit të Bindjes Demokratike, ligji parashikon që partitë të bëjnë transparencë me raportet financiare, por nuk përcakton afat se kur duhet të dorëzohen raportet në KQZ.

Ndërkohë, dje Komisioni i Ankesave shqyrtoi ankimimet dhe sot pritet që të japë vendimin përfundimtar. Ndërkohë, partitë e vogla, nëse gjoba mbetet në fuqi, do të kenë edhe një mundësi tjetër për ta apeluar në Kolegj Zgjedhor. Në korrik të këtij vitit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjobiti 106 parti me nga 1 milion lekë për shkak se nuk kanë dorëzuar raportin financiar, ndërsa 4 të tjera janë gjobitur për shkak se nuk e kanë dorëzuar atë në afatin e përcaktuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shenjat e horoskopit që vendosin logjikën mbi emocionet

0
Disa persona njihen për mënyrën e tyre të ftohtë dhe të kontrolluar të reagimit, duke zgjedhur gjithmonë arsyen përpara ndjenjave. Edhe pse shpesh perceptohen...

Fushë-Krujë/ Konflikti për pronën përfundon në vrasje, 41-vjeçari qëllohet me armë gjahu; autori në...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 41-vjeçarit Artur Çangu, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në fshatin Viron, në...

Francë/ Babai mban të mbyllur djalin 9-vjeçar në furgon për më shumë se një...

0
Një rast tronditës abuzimi me një të mitur është zbuluar në Francën lindore, ku një djalë 9-vjeçar u gjet i mbyllur në një furgon,...

Horoskopi ditor, e Shtune, 11 Prill 2026

0
♈ Dashi Ndihesh më i qetë dhe më i kthjellët. Është moment i mirë për të reflektuar dhe për të rregulluar planet. ♉ Demi Stabiliteti dhe siguria...

Parashikimi i motit, e Shtunë, 11 Prill 2026

0
Më 11 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të favorshme në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë...