18.5 C
Tiranë
Friday, April 3, 2026
spot_img

U kap me 17 kilogramë heroinë të fshehur në kamion/ Gjykata e Durrësit lë burg 55-vjeçarin Pajo

Gjykata e Durrësit ka vendosur të lërë në burg, 55-vjeçarin, Sulo Pajo shoferin e kamionit ku u sekuestruan 17 kilogramë heroinë.

Lënda narkotike u sekuestrua në portin e Durrësit pas një hetimi dhe  aksioni të nisur nga policia e Shkodrës.

Droga ishte fshehur brenda një kamioni me targa shqiptare dhe që kishte si destinacion Malin e Zi. Mësohet se për një kontroll më të specializuar kamioni është shoqëruar në Portin e Durrësit, ku dhe rezultoi se ishte fshehur lënda narkotike.

Më datë 26 qershor, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare të DVKM Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, një kamion me targa shqiptare që po qarkullonte për në drejtim të Malit të Zi.

Nga kontrolli i specializuar rezultoi se ne kamion kishte te fshehur rreth 17 kilograme lende narkotike te dyshuar heroine.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha: “Pas skandalit të AKSHI qëndron Linda Rama, Balluku vetëm fasadë”

0
Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të reja lidhur me atë që e cilëson si “skandali i AKSHI-t”, duke pretenduar se...

Berisha akuza të forta ndaj Ergys Agasit: “E kanë rrahur shumë keq, mbrohet nga...

0
Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të forta publike ndaj biznesmenit në kërkim Ergys Agasi, duke e lidhur atë me aktivitet...

Horoskopi ditor, e Premte, 3 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por sot duhet të mendosh para se të veprosh. Një vendim i nxituar mund të të sjellë pendesë. ♉ Demi Kërkon...

Parashikimi i motit, e Premte, 3 Prill 2026

0
Më 3 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet tipik pranveror, por pak më i paqëndrueshëm krahasuar me fundin e marsit. Gjatë ditës priten kthjellime në...

Britania dhe Franca zgjasin marrëveshjen për emigracionin, vazhdojnë negociatat për pakt të ri

0
Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë rënë dakord të zgjasin për dy muaj marrëveshjen ekzistuese për menaxhimin e emigracionit, vetëm pak orë para skadimit...