14.5 C
Tiranë
Friday, April 3, 2026
spot_img

U kapën duke shpërndarë lëndë narkotike/ Arrestohen nga policia në Kukës gjashtë persona

Gjashtë persona përfunduan në prangat e policisë në Kukës dhe Has pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla.

Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar lëndë narkotike në doza të vogla dhe fara kanabisi në Kukës dhe Has, si dhe ka arrestuar 6 persona.

Njoftimi i policisë

Strukturat e DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotikëve, në kuadër të hetimit disamujor të nisur ndaj disa shtetasve, për shpërndarje të lëndëve narkotike në Kukës dhe Has, bazuar në provat e siguruara, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Binomi”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. C., 23 vjeç, A. M., 24 vjeç, L. P., 28 vjeç, B. P., 24 vjeç, G. P., 23 vjeç, dhe B. P., 15 vjeç, banues në Kukës dhe Has.
Gjatë operacionit, në qytetin e Kukësit, në lagjen Zabel, shërbimet e Policisë kanë ndaluar dy automjete, me drejtues shtetasit G. P. dhe A. C.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike kanabis dhe fara kanabisi.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar së këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike në doza në qytetin e Kukësit dhe Hasit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kreu i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, jep dorëheqjen pas dështimit të kombëtares...

0
Pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për herën e tretë radhazi, Gabriele Gravina ka dhënë dorëheqjen nga posti i...

Tronditëse në Vlorë: 63-vjeçari goditet për vdekje pas një konflikti të çastit në lagjen...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi pasditen e sotme lagjen “Pavarësia” në Vlorë, pranë rrugës “Çipajve”, ku 63-vjeçari Ismail Aliaj ka ndërruar jetë pas një...

Dyshime për falsifikim në pasurinë e gjyqtares Irena Gjoka, kontrata e vitit 1996 në...

0
Detaje tronditëse kanë dalë së fundmi në lidhje me pasurinë e gjyqtares Irena Gjoka, duke ngritur dyshime serioze mbi procesin e saj të vetingut....

“Sa më e madhe diferenca në moshë, aq më i rrezikshëm divorci” – studimi...

0
Një studim i ri nga Emory University ka zbuluar se diferenca në moshë mes partnerëve mund të ketë një ndikim më të madh në...

“Edi Rama po minon besimin e vendeve anëtare” – Bardhi akuzon kryeministrin për vonesa...

0
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për një fushatë...