15.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

U lëshua urdhër-arresti ndaj tij, në kuadër të operacionit ndërkombëtar për trafik droge e pastrim parash/ Kush është prokurori i arrestuar?

Prokurori ndaj të cilit është lëshuar urdhër-arresti në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër një rrjeti të dyshuar për trafik droge e pastrim parash është prokurori Maksim Sota. Ai ndodhet në arrest shtëpie.

Sota ka qenë kandidat për në SPAK dhe në korrik 2019 u intervistua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si kandidat i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, por u skualifikua që në fazën e parë.

Gjatë intervistimit, Sota ka shprehur ambicien e tij për hetime të rëndësishme dhe ka thënë para Këshillit se mban përgjegjësi të plotë për dosjet që ka hetuar.

Prokurori Maksim Sota e ka nisur detyrën në Prokurorinë e Vlorës dhe ka qenë drejtues i kësaj prokurorie për disa vite.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT