14.5 C
Tiranë
Saturday, May 16, 2026
spot_img

Ka shkëlqyer sezonin e shkuar me 17 gola në Serinë A, e tashmë në “Euro 2020” me Italinë/ Milan ofron 20 milionë euro për futbollistin

Milani, pavarësisht se po lëviz për të firmosur me lojtarë si Zhiru, Joviç, Sebajos apo Iliçiç, tani duket se po hedh sytë edhe nga futbollisti i Sasuolos, Domenico Berardi. Fantazisti italian ka shkëlqyer sezonin e shkuar duke shënuar 17 gola në Serinë A dhe duke fituar një vend në “Euro 2020” me Italinë e Mançinit.

Berardi është i aftë të mbulojë dy role, nga krahu i djathtë i sulmit në një rreshtim 4-3-3, te roli i mesfushorit të avancuar, rol që dikur i përkiste Hakan Çalhanoglusë. Berardi ka treguar edhe në të shkuarën se është i aftë të përballojë presionin e sfidave të mëdha, duke qenë protagonist në ngjitjen e Sasuolos nga Seria B në Serinë A. Ai mori vëmendjen e tërë opinionit sportiv në janar 2014, kur në ndeshjen ndaj Milanit, arriti të shënonte 4 gola, duke kthyer rezultatin nga 3-1 në 4-3 për emilianët.

Sipas mediave italiane, Milani ka ofruar 20 milionë euro plus futbollistin Mateo Gabia për të marrë shërbimet e 27-vjeçarit. “Djalli” gjithashtu duhet të bëjë kujdes edhe nga konkurrenca e klubeve të tjera europiane, të cilat janë duke vëzhguar me kujdes paraqitjet e Berardit me kombëtaren italiane në “Euro 2020”.

Sasuolo, nga ana e saj, e vlerëson lojtarin 40 milionë euro dhe duket se nuk ka ndërmend të pranojë ulje për një lojtar i cili është pa dyshim një nga titullarët e padiskutueshëm të skuadrës.

Edhe në të shkuarën ka pasur tentativa për t’ia rrëmbyer ekipit emilian diamantin e tyre, por drejtuesit e klubit i kanë rezistuar tundimit për të shitur lojtarin. Megjithatë, këtë vit duket se do të jetë e vështirë për ta mbajtur lojtarin në “Mappei Stadium”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Prishtinë: Plagoset “Plaku i Bregut” pak pas lirimit nga burgu, i dyshuar për disa...

0
Harbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaku i Bregut”, ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë,...

Tiranë: Arrestohen dy persona për vjedhje banese, dyshohet se morën 28 mijë euro dhe...

0
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas, të dyshuar për vjedhje në bashkëpunim. Bëhet fjalë për Denis Shkallën dhe bashkëpunëtorin e tij, Martin...

Tragjedi në Greqi: ndërron jetë edhe 17-vjeçarja e dytë pas rënies nga tarraca

0
Një ngjarje e rëndë që ka tronditur opinionin publik në Greqi ka marrë përfundim tragjik, pasi ka ndërruar jetë edhe 17-vjeçarja e dytë që...

“Nuk kam zgjedhur të hesht”/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t flet pas vendimit të Gjykatës së...

0
Gjykata e Lartë ka vendosur që ish-drejtoresha e AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), Mirlinda Karçanaj, të mos jetë më e detyruar të...

“Skandal i rëndë në Zvicër”/ Dyshime për mbi 70 vdekje pacientësh në klinikën kardiologjike...

0
Një hetim i publikuar nga mediat ndërkombëtare ka ngritur akuza serioze ndaj një klinike kardiologjie në Spitalin Universitar të Cyrihut (USZ), ku dyshohet se...