26.5 C
Tiranë
Friday, April 17, 2026
spot_img

U mbyt gjatë një zhytje në Sarandë, familja e vajzës britanike kërkon drejtësi

Rebecca Gannon, 29 vjeçe, u mbyt në Sarandë gjatë një zhytjeje.

Rebecca donte të plotësonte 30 zhytje në 30-vjetorin e saj dhe për këtë kishte zgjedhur Qendrën Diving Spiranca në Sarandë. Zhytja në Shqipëri ishte e 29-ta dhe e fundit, por përfundoi me vdekjen e vajzës në një thellësi jo më shumë se 7 metra.

George Gannon, 61 vjeç, babai i saj, në një intervistë për Sky News, thotë se autoritetet në Shqipëri i fshehin diçka.

Ne ishim ulur si familje duke parë funeralin e Mbretëreshës, kur na trokitën në derë dy policë dhe thanë: “duhet t’ju themi se vajza juaj vdiq në Shqipëri”. Nuk kam mundur të qaj akoma, nuk kam mundur as të mbaj zi”.

George e ka kaluar pjesën më të madhe të 12 muajve të fundit në Shqipëri duke u përpjekur të zbulojë se çfarë ka ndodhur me të bijën.

Nuk kam pasur asnjë ndihmë nga qeveria shqiptare, nuk kam pasur asnjë ndihmë nga qeveria britanike. Sapo kam qenë atje, jam përpjekur të kontaktoj me njerëz, por ata thjesht nuk flasin. Është sikur e gjithë situata është futur nën rrogoz, por unë nuk do të ndalem derisa të gjej drejtësinë”.

Gannon thotë se vdekja e Rebekës mund të ishte parandaluar dhe se vendi ku ajo vdiq ishte vetëm shtatë metra i thellë.

Ajo ishte zhytur 25-30 metra dhe vdekja e saj në vetëm shtatë metra ujë ishte katastrofike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Premte, 17 Prill 2026

0
♈ Dashi Je më i qetë dhe më i kthjellët. Ditë e mirë për të përfunduar çështje të mbetura dhe për të mos u nxituar. ♉...

Parashikimi i motit, e Premte, 17 Prill 2026

0
Më 17 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe pranveror, me kushte të favorshme në pjesën më të madhe të vendit. Gjatë...

“Je gjobaxhi, po manipulon publikun”, Shehaj dhe Balla debatojnë ashpër për ambasadorin e ri...

0
Një debat i tensionuar është regjistruar në Kuvend mes deputetit të partisë “Mundësia” dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ku në...

Hetim: Lidhje të dyshuara mes bordit të JET Bank dhe rrjeteve ndërkombëtare të mashtrimit...

0
Një hetim i publikuar nga “Pamfleti” ngre dyshime serioze mbi Oliver Hemmer, anëtar i bordit të JET Bank, banka e parë dixhitale në Shqipëri...

‘Atë gishtin fute ku të duash’, Lela largohet nga studio pas debatit me Grida...

0
Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, është larguar nga studio e emisionit “Top Story” pas një përplasjeje të drejtpërdrejtë me moderatoren dhe...