18.5 C
Tiranë
Friday, April 3, 2026
spot_img

U përfshinë në trafikun e 137 kg kokainë të sekuestruara në Portin e Durrësit, SPAK jep pretencën për dy të arrestuarit

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për dy të arrestuarit, shtetasit Ardian Bega dhe Altin Myslihaka, të përfshirë në trafikun e 137 kg kokainë të sekuestruara në Portin e Durrësit.

Në total për dy personat është kërkuar 20 vite burg. Konkretisht, për Begën SPAK ka kërkuar 8 vite e 8 muaj burg, ndërsa për Altin Myslihakën 12 vite burg.

Ndërkohë është pezulluar gjykimi për Gentian Malindin, pasi është në arrati.

Kujtojmë që 137 kg kokainë u bllokua në Portin e Piereut ne shtator te 2019 dhe u zëvendësua me oriz nga uniformat blu.

Këta të fundit mbajtën nën vëzhgim lëvizjet e kontejnerit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.

Biznesmeni  Gentian Malindi dyshohet se ka dale garant për të marrë ngarkesën nga kontejneri dhe më pas për ta dërguar në destinacionin e përcaktuar nga grupet kriminale.

Pasi vuri re që në pako kishte oriz dhe lokalizues satelitor ai e hodhi çantën nga automjeti, por ishte në vëzhgim nga Forcat Operacionale Speciale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kreu i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, jep dorëheqjen pas dështimit të kombëtares...

0
Pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për herën e tretë radhazi, Gabriele Gravina ka dhënë dorëheqjen nga posti i...

Tronditëse në Vlorë: 63-vjeçari goditet për vdekje pas një konflikti të çastit në lagjen...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi pasditen e sotme lagjen “Pavarësia” në Vlorë, pranë rrugës “Çipajve”, ku 63-vjeçari Ismail Aliaj ka ndërruar jetë pas një...

Dyshime për falsifikim në pasurinë e gjyqtares Irena Gjoka, kontrata e vitit 1996 në...

0
Detaje tronditëse kanë dalë së fundmi në lidhje me pasurinë e gjyqtares Irena Gjoka, duke ngritur dyshime serioze mbi procesin e saj të vetingut....

“Sa më e madhe diferenca në moshë, aq më i rrezikshëm divorci” – studimi...

0
Një studim i ri nga Emory University ka zbuluar se diferenca në moshë mes partnerëve mund të ketë një ndikim më të madh në...

“Edi Rama po minon besimin e vendeve anëtare” – Bardhi akuzon kryeministrin për vonesa...

0
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për një fushatë...