13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

U përmend si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, Baftjar Zeqo reagon ndaj akuzave

Ish-kryebashkiaku i Fierit, njëherësh deputet i Partisë Socialiste, Baftjar Zeqo, ka folur për mediat në lidhje me përmendjen e tij si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Zeqo pranon se Ahmetaj i ka dërguar një mesazh për të takuar Mirel Mërtirin, por ai nuk mban mend që të ketë pasur një takim me këtë të fundit, pasi bëhet fjalë për një zhvillim të shumë viteve më parë.

“As nuk kam pirë kafe dhe as nuk kam shkëmbyer ndonjë kështu.. Nuk kam firmosur asnjë tender, absolutisht. Inceneratori i përket mbas viteve 2015, e kam dëgjuar nga njerëzit e komunës që nuk e donin aty. Momenti i dytë që po e heton SPAK, kaq di unë për grupin hetimor.

Nuk kam komunikuar me Ahmetaj, as nuk kam pirë kafe. Nuk ka qenë shoku im, shok partie.

Nuk mbaj mend, nëse do e mbaja mend do e kisha thënë, Ahmetaj më ka nis një mesazh që do takohesh me Mërtirin, nuk e kam njohur as si fytyrë.

Në celularin e Ahmetaj është gjetur një mesazh që me thotë për të takuar këtë person, unë nuk e mbaj mend ta kem takuar.

Jam i shqetësuar se emri shpërdorohet, SPAK është korrekt. Celulari i tij është në duart e SPAK.

Po patjetër do them që nuk e mbaj mend a e kam takuar.

Inceneratori i Fierit është proces hetimi. Nëse do më pyesnit atëherë do thosha nuk jam dakord për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, por nuk më ka pyetur njeri. Nuk jam pyetur për këtë çështje”, tha ai.

Kjo deklaratë vjen pasi emri i tij del në hetimet e  SPAK, ku Arben Ahmetaj i ka dërguar një mesazh në telefon duke i kërkuar që të presë Mërtirin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...