8.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

U raportua si ngjarje aksidentale, zbulohet ngjarja horror në Maliq, babai ka vrarë djalin e tij me çekiç

Merr kthesë tronditëse ngjarja e raportuar dje në Maliq. Mbrëmë u raportua se një 50-vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Zvezdë të Maliqit pasi në gjendje të dehur është rrëzuar pranë shtëpisë së tij ku mori edhe dëmtime në kokë. Por pas hetimeve të thelluara, rezultoi se bëhet fjalë për vrasje. Babai ka vrarë djalin e tij.

Në pranga ka rënë Shefki Bylykbashi, e goditi të birin Hamdi Bylykbashi, disa herë më çekiç në kokë.

Njoftimi i Policisë:

MALIQ

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Korçë, ku një 77-vjeçar ka vrarë me çekiç gurësh djalin e tij 50 vjç.

Ngjarja u raportua fillimisht si aksidentale, por pas hetimeve të thelluara nga grupi hetimor është zbuluar se Shefki Bylykbashi ka vrarë djalin e tij Hamdi Bylykbashi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pasditen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Korçës, ishte sjellë i pajetë shtetasi H. B., 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq, menjëherë kanë shkuar në spital dhe në vendngjarje, me qëllim verifikimin e rastit.

Fillimisht familjarët e tij kanë deklaruar se 50-vjeçari, duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë.

Pas hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor i përbërë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin e Policisë Maliq dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, u bë e mundur zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Nga hetimet e thelluara dhe provat e siguruara rezultoi se pasditen e djeshme, 50-vjeçari duke qenë në gjendje të dehur, është konfliktuar në banesë me babain Sh. B., 77 vjeç, të cilin ka dashur t’a hedhë në pusin e ujit në oborr.

Më pas 77-vjeçari, e ka goditur disa herë në kokë me mjete të forta (çekiç që përdoret për të thyer gurë), ku si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. B., 77 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Plumbat ta morën jetën…” – Elijona prek me mesazhin për xhaxhain e ndjerë

0
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka ndarë një mesazh tejet të ndjerë në rrjetet sociale, duke kujtuar xhaxhain e saj që humbi...

Vritet në atentat futbollisti 21-vjeçar në Stamboll, mendohet të jetë përfshirë me ish...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stamboll, ku futbollisti i ri Kubilay Kaan Kundakci ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri. Sipas raportimeve,...

“U manipulova dhe u mashtrova” – Mette-Marit reagon për lidhjen me Jeffrey Epstein

0
Princesha e Norvegjisë, Mette-Marit, ka shprehur publikisht pendesën e saj për miqësinë e dikurshme me financierin amerikan Jeffrey Epstein, duke deklaruar se ishte manipuluar...

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...