14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

U shpall në kërkim nga policia, Drejtori i AKU në Shkodër vetëdorëzohet në polici

Drejtori i AKU në Shkodër, Gjergj Sokoli, i cili ishte shpallur në kërkim është paraqitur në ambientet e policisë dhe pasi është marrë në pyetje ai u la i lirë.

Më herët policia tha se dyshohet se, duke shpërdoruar detyrën, Sokoli nuk ka evidentuar aktivitetet e paligjshme të 55-vjeçarit, i cili shiste vezë të pakontrolluara në emër të markave të tjera.

“Shtetasi Gj. S., me detyrë Drejtor i AKU, Shkodër, i shpallur në kërkim policor, është vetëparaqitur në ambientet e DVP Shkodër. Pas deklarimeve të dhëna, ky shtetas është lënë i lirë”, thotë policia.

Më herët në kuadër të operacionit të koduar “Illegality” u arrestua 55-vjecari V.GJ  pasi në pularinë në pronësi të tij të paregjistruar në Tatime prodhoheshin vezë të cilat shiteshin në treg në emër të markave të tjera.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...