1.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

U tha se u vetëvra duke u hedhur nga ballkoni, babai i 24-vjeçares ka dyshime tek ish bashkshorti dhe ish-vjerra

Anisa Gjini, nënë e një djali 3-vjeçar pretendohet se u hodh nga ballkoni i katit të tretë, ku jetonte me bashkëshortin, Alfred Gjini dhe vjehrrën, Fahrije Gjini. Por babai i të ndjerës ka bindjen, se vajza e tij u vra nga burri i dhunshëm pas një sherri mes të dyve.

“Është gjëja më e keqe që më thotë, është hedhur. Që ajo po të ishte hedhur do ishte bërë fije-fije. Nga kati i tretë të mos ketë asnjë shenjë në kokë përveç çarjes, duarsh këtu, shenjat e dhunës, nuk kishte sens. Është vrarë, bashkë me të ëmën”, tha babai.

Alfredi tregon se është kthyer në shtëpi rreth orës 18:00. Në orën 19:00, ata kanë darkuar dhe më pas ai po shikonte ndeshjen Itali-Spanjë.

Alfred Gjini tregon se në momentin kur ka bërë gol Spanja ai është ngritur dhe ka parë Anisën në dhomën e gjumit që po çatonte në telefon.

I është afruar dhe e ka pyetur se me kë po flet. Anisa është përgjigjur se po flet me tezen. Në këtë moment ai i merr telefonin me forcë dhe shkon në banjë për të parë se me kë po fliste Anisa.

Alfredi deklaron se ka kaluar nga dritarja e banjës tek ballkoni dhe në ato momente dëgjon komshinjtë që po bërtisnin, “Ra”.

Ai zbriti nga shkallët me shpejtësi dhe pa bashkëshorten poshtë pa ndjenja. Sipas deklaratës ai nuk ka pritur ambulancën, por e ka çuar Anisën me makinën e tij drejt spitalit, ku ajo u konstatua pa jetë.

“Ma ka lënë nusja, 10 vjeç ma ka lënë atë. E rrita, e çova nuse, dhe e mora të vdekur nga atje. Nuk mundem. E mora të vdekur”, tregon i ati.

Ndërkohë vjehrra tregon se Alfredi dhe Anisa erdhën në shtëpi rreth orës 18:00. Në orën 21:00 ata kanë darkuar së bashku dhe nuk ka pasur asnjë konflikt.

Djali i saj dhe nusja kanë qenë duke parë ndeshjen Itali-Spanjë dhe vjehrra thotë se në këtë moment ka qenë në banjo dhe ka parë djalin me telefonin e nuses në dorë dhe Anisën duke e ndjekur nga pas që t’i jepte telefonin.

Por ai nuk ka pranuar që t’ia kthejë. Vjehrra tregon që Anisa u mërzit dhe vrapoi drejt ballkonit që të hidhej.

Në dy dëshmitë, të bashkëshortit dhe të vjehrrës Fahrije Gjini, ka paqartësi dhe mospërputhje të ngjarjes.

I ati i Anisës thotë, se u njoftua 4 orë pas ngjarjes kur vajza e tij ishte çuar në morg.

“Atë ditë më kanë marrë në orën 1 të natës, kur goca kishte qenë në orën 22:00 në spital. Në 1 të natës më kanë marrë më kanë thënë që na ndodhi kjo “u vra Anisa”. Më ka marrë dhëndri nga dega. Pas katër orësh që ishte vrarë goca më ka njoftuar që ishte ora 1, 1 e 10 që ka ik nipi. Pas nipit kemi ikur dhe ne. Nuk arrita ta shoh. E kemi gjetur në morg. Luftë me veten. U detyrova e mora sepse e prura i bëra varrimin. Nuk e prisja kurrë. Unë mezor i rrita ata fëmijë. I martova për mrekulli. Ishte pas mbajtur, e bëri, ma vrau. Më bëri namin, hatanë. Çfarë me thënë. Më mirë të vdes edhe unë dhe të mbyll hallet sesa këtë”, tha i ati.

Ai flet për shenja në trupin e Anisës, të cilat shtojnë dyshimet për vrasje. Në lidhje me procedurën e policisë së Durrësit ka shumë pikëpyetje.

Në procesverbalin e ngjarjes nga OPGJ i Durrësit, Shkëlqim Osmani, janë vetëm 4 foto. Ai nuk ka bërë një kontroll të detajuar brenda shtëpisë për të parë nëse ka pasur përleshje, shenja gjaku apo prova të tjera që do i shërbenin hetimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT