10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

U vaksinua ndaj COVID-19, flet mjekja shqiptare në SHBA: Asnjë simptomë apo efekt anësor!

Mjekja shqiptare në SHBA, Irida Molla ka folur një ditë pasi u vaksinua ndaj COVID-19.

Mjekja tregon se nuk ka asnjë simptomë apo efekt anësor nga vaksina, përveç ndjeshmërisë normale të dhimbjes tek vendi i injeksionit.

Ajo thekson se nuk e ka kaluar COVID-19 më parë, por vaksinën duhet ta bëjnë si ata që janë infektuar më parë, edhe ata që nuk e kanë kaluar ndonjëherë. Për mjeken shqiptare vaksina është dritë në fund të tunelit dhe shpresa se një ditë pandemisë do i vijnë fundi prandaj i bën thirrje të gjithëve të vaksinohen.

 

Ndihem fizikisht shumë mirë, pak ndjeshmëri dhimbje tek vendi i njeksionit, që është normale. Asnjë simptomë apo efekt anësor. Jam e lumtur, e gëzuar, është arritje e madhe, jam e privilegjuar të jem pjesë e këtij procesi.

 

Jo asnjë efekt. Këto janë raportuar në vaksinën e Pfizer si elemente minimale, temperaturë më pak se 24 orë, kanë kaluar tashmë dhe nuk kam.

Janë dy doza, në 3 javë, 21 ditë në 3 janar.

Nuk e kam kaluar COVID-19. Unë jam në përballje ditë për ditë me COVID-19, jam ditë për ditë me pacientë. Kemi parë dhe humbje jete, edhe kolegë, ka lënë dhe impresion të thellë. Përderisa ne jemi përpara një drite në fund të tunelit, dhe prandaj.

E shoh problemin në dy grupe, të parët janë skeptikët, pjesa më e madhe që nuk besojnë tek një vaksinë e re, sëmundje e re, këtu hyn dhe funksioni jonë si profesionist, për të përhapur lajme, ky grup do punë, por shoh një dritë jeshile. Është dhe grupi tjetër i rrymës anti-vaksinë. Ata janë të fiskuar, është më e vështirë për t’i bindur. Por me edukim, me sensibilizim.

Indikacionet janë që dhe ata që e kanë kaluar, apo që po e kalojnë, ta marrin vaksinën, s’krijon asnjë problem. Imuniteti që arrihet është më i lartë në antitrupa se ata që e kanë kaluar, indikacioni është që duhet marrë, ndoshta më vonë por duhet.

Si kudo në botë, mes kësaj pandemie edhe në SHBA është situatë e rënduar. Kemi kapacitetet, s’kemi kaluar limitet. Prandaj duhet të vaksinohemi sa më shumë dhe që kësaj pandemie t’i vijë fundi një ditë.”- tha mjekja shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...