12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Udhëzimi i Këshillit të Ministrave/ Manja: “Sa herë flet Saliu nuk e merr askush saktësisht se ai ndryshe flet dhe ndryshe bën”

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, deklaroi gjatë seancës plenare se ish-kryeministri Berisha ka dezinformuar opinion publik në lidhje me komentet e bëra mbi udhëzimin e Këshillit të Ministrave për rekurset në Gjykatën e Lartë.

“Jam i bindur se sa herë flet Saliu për të varfrit, për ish-të përndjekurit dhe ish-pronarët nuk e merr askush saktësisht se ai ndryshe flet dhe ndryshe bën. Ekzaktësisht Siç bëri dhe me udhëzimin e Këshillit të Ministrave për heqjen dorë nga Rekurset në Gjykatën e Lartë.

I thirri dhe i mbajti një paradite të gjithë gazetarët duke dezinformuar opinion publik.

Për të gjithë qytetarët, çfarë është ky udhëzim i Këshillit të Ministrave? Orienton të gjithë administratën shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave të heqin dorë nga rekurset në gjykatën e Lartë kur vlera e padisë nuk e kalon dyzet-fishin e pagës minimale. Dyzet-fishi i pagës minimale shkon te 12 milionë të vjetra. Do të hiqet dorë nga ato rekurse ku shteti i ka humbur dy betejat e para në Shkallë të Parë dhe në Apel dhe që nuk e kalojnë këtë vlerë.

Mos dezinformo opinion publik me një udhëzim të Këshillit të Ministrave.  Ti e ke zakon kur të djeg diçka djeg jorganin për një plesht. Se Shqipërinë ke dhënë prova e ke djeg sa herë të është dashtë, por ka ikur ajo kohë.”, tha Manja.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...