10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Uji Lajthiza nën sulm të pabazë” – BPSH reagon: “Nuk mund të lejojmë që prodhuesit shqiptarë të shantazhohen”

Prej disa ditësh, në disa media online dhe portale, janë publikuar denoncime të dyshimta që pretendojnë se “Uji Lajthiza” ka përmbajtje të lartë kripe. Pretendimet vijnë nga një qytetar i paidentifikuar, që ndodhej në një resort po ashtu të paemërtuar në jug të vendit. Madje, konstatimi mbështetet edhe nga një kamarier anonim – duke ngritur dyshime të forta mbi autenticitetin e denoncimit.

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë (BPSH) ka reaguar përmes një deklarate publike, duke e cilësuar ngjarjen si një inskenim të qëllimshëm për të dëmtuar imazhin e një kompanie që prej 25 vitesh sjell në treg një nga produktet më të konsumuara dhe të besuara të ujit në vend.

“Nuk është hera e parë që prodhues shqiptarë bien pre e sulmeve publike të pabazuara. Këto sulme cenojnë marrëdhënien e ndjeshme mes konsumatorit dhe prodhuesit”, thuhet në deklaratën e BPSH-së.

Organizata shprehet se është gjithmonë e vëmendshme ndaj respektimit të standardeve të sigurisë ushqimore dhe do të kërkojë llogari kur të konstatohen realisht shkelje nga organet përkatëse. Por, me të njëjtën forcë, kërkon mbrojtje ndaj prodhuesve kur ata përballen me shantazhe mediatike apo tentativa për të fabrikuar fakte që dëmtojnë reputacionin e markave të ndërtuara me vite punë.

“Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë inkurajon qytetarët që të denoncojnë çdo shqetësim për cilësinë e produkteve, por gjithashtu nxit institucionet që të reagojnë ndaj shpifjeve dhe sulmeve të paqena ndaj kompanive prodhuese”, thuhet në reagim.

Ky qëndrim nënvizon nevojën për një klimë të ndershme ekonomike dhe konkurrencë të shëndetshme, ku reputacioni i markave shqiptare nuk cenohet përmes sulmeve të sajuara pa fakte apo verifikim institucional.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...