20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Tragjedi në Gana: Përplasje helikopteri i merr jetën dy ministrave dhe katër personave të tjerë

Një aksident ajror me pasoja të rënda tronditi Ganën të mërkurën, kur një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin jugor Ashanti, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë personave, përfshirë dy ministra të qeverisë.

Ministri i Mbrojtjes, Edward Omane Boamah dhe Ministri i Mjedisit, Ibrahim Murtala Mohammed, ndodheshin në bord në kohën e përplasjes dhe nuk arritën të mbijetojnë. Të dy udhëtonin nga kryeqyteti Accra drejt qytetit minierash Obuasi, në një zonë të njohur për terrenin e vështirë malor.

Helikopteri ushtarak i tipit Z9, me pesë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, humbi kontaktin me kullën e kontrollit gjatë fluturimit. Shefi i Shtabit të Presidentit të Ganës, Julius Debrah, konfirmoi lajmin dhe deklaroi se flamujt në të gjithë vendin do të ulen në gjysmë shtize në nder të viktimave.

“Kjo është një humbje e madhe për vendin tonë. Po bëjmë gjithçka që të zbardhim shkaqet e tragjedisë”, u shpreh Debrah, duke premtuar informacion të plotë sapo hetimet të përfundojnë.

Tragjedia ka lënë në zi jo vetëm politikën ganeziane, por edhe opinionin publik, që e konsideron humbjen e dy ministrave një goditje të rëndë për stabilitetin e qeverisë dhe punën në sektorët që ata përfaqësonin. Hetimet për aksidentin janë në zhvillim nga autoritetet ushtarake dhe civilë të aviacionit.

Përplasja ka ndodhur në kushte ende të paqarta, por sipas burimeve të para, relievi i ashpër malor dhe kushtet e paqëndrueshme atmosferike mund të kenë luajtur rol në fatkeqësinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...