2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

“Uji në Deçan nuk është i pijshëm”/ ISHP e Kosovës nxjerr rezultatin përfundimtar, ka prezencë të baktereve të E.coli

Uji në Deçan nuk është i pijshëm. Ky ka qenë rezultati përfundimtar i ISHP-së së Kosovës, pas analizave që janë bërë në lidhje me situatën e rëndë që u krijua në komunën e Deçanit, rreth 2 mijë qytetarë përfunduan me shenja helmimi në spital.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bëri të ditur se në ujëmbledhësin atje janë gjetur vlera të shtuara të baktereve koliforme dhe E.coli. Këto baktere jo patogjene që sipas këtij institucioni japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm.

Qytetarë të shumtë nga rajoni i Deçanit, që nga fundjava e kaluar, janë duke raportuar simptoma të helmimit.

Derisa shkaktari nuk është përcaktuar ende, komuna ka shpallur gjendje emergjente.

Njoftimi i ISHP-së

Në vazhdën e hulumtimit epidemiologjik në terren ekipet e IKShPK kanë vazhduar kërkimin e shkaktarit të shpërthimit epidemik në komunën e Deçanit.

1. Në mostrat e ujit të ujësjellësit të datës 13. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes teknikës së identifikimit me MALDI-ToF, në laboratorët e IKShPK-së në Prishtinë, janë identifikuar disa bakterie jo patogjene. Këto baktere mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm, kurse në kaptazhën e Drenocit janë izoluar vlera të shtuara të bakterieve koliforme dhe E.coli.
Uji nga kaptazha e Drenocit deklarohet jo i pijshëm.

2. Më datë 15 Korrik 2021 është bërë analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike e tri (3) mostrave të ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit, i cili i furnizon fshatrat: Prilep, Irzniq, Gllogjan – Komuna e Deçanit (burimi i Gurrave të Hasanagës).
Në këto 3 mostra sasia e klorit rezidual është 0.00.

3. Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit gastrointestinal, janë duke vazhduar për detektim të patogjeneve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar.

Rekomandime:

1. Të shtohet kontrolli i Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor për ngritjen e nivelit të raportimit të rasteve dhe saktësin e të dhënave për pacientët.
2. Të shtohet kontrolli i Inspektoratit Sanitar dhe Mjedisor në identifikimin e kyqjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit.
3. Në mungesë të ujit nga rrjeti i ujësjellësit të sigurohet uji higjienik për pije nga cisternat e kompanisë ujore komunale deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit, pa marrë parasysh a kanë apo jo raste të dyshimta me simptoma gastrointestinale.
4. Të bëhet furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe për përgatitje të ushqimit.
5. Pas rikthimit të ujit në rrjet rekomandohet që uji të përdoret vetëm për amvisëri dhe higjienë deri në rekomandimin e ri.
6. Kompania ujore publike të përforcojë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojë ujin.
7. Ujësjellësi të furnizojë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal për të pamundësuar kontaminimin dhe për të parandaluar epidemitë hidrike.
8. Ekipet e ujësjellësit rajonal të debllokojnë nyjet e kanalizimeve dhe të gjejnë pikat e dobëta në rrjet ku përzihet uji i ujësjellësit me kanalizim dhe gropa septike.
9. Të ndalohet dhe ndërpritet rreptësisht kyçja e puseve (bunarëve) në rrjetin e ujësjellësit.
10. Të aplikohet respektimi i zonave të sigurisë.
11. Të bëhet pastrimi me tretje hiperklorike i kaptazhave dhe rrjetit shpërndarës.
12. Të bëhet instalimi i klorizimit të vazhdueshëm.
13. Të realizohet monitorimi i sforcuar i ujit në të gjithë rajonin.
14. Të ofrohet ndihma e nevojshme për të gjithë pacientët e sëmurë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...