27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Vlorë, vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Vlorë

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit M. M., 60 vjeç, F. M., 62 vjeç dhe E. M., 64 vjeç (vëllezër), të tre banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, në ambientet e brendshme të Gjykatës, kanë kundërshtuar me dhunë, shtetasin A. B., 63 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin R. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në një çantë shpine iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. C., 26 vjeç, banues në fshatin Gorisht, Vlorë, pasi ka dhunuar fizikisht të dashurën e tij dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për ndalim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin E. Ç., 32 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-D. D., 36 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;

-A. J., 49 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...